[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: Mësues të rrymës «Epoka e re», të cilët janë gjithnjë në rritje për nga popullariteti sot, mësues si Nil Donald Ualshi (Neale Donald Walsch) duan që gjithë njerëzimi të besojë gënjeshtrën «ju do të jeni si perënditë» (Zanafilla 3:5). Ky mësim demonstrohet në vijim në «mesazhin frymëzues të ditës», që është i disponueshëm si një alternativë e rrymës së epokës së re për «Buka jonë e përditshme». Ualshi, i cli mori mesazhe ndërsa po komunikonte me një qenie, paraqet edhe mësime kultesh si «rimishërimi në jetë të shumta përmes vazhdimësisë hapësirë-kohë (admiruesit e trilleve fantastiko-shkencore dhe të «Star Trek» do ta pëlqejnë këtë), komunikimi me frymërat dhe qytetërime tepër të evoluara» (Fragment nga një analizë e [botimit] «Biseda me Perëndinë»)].
A ka njerëzimi një mundësi? (Pjesa 2)
Thjesht vështro atë që ke arritur deri tani! Jashtë çdo mundësie, ju e sollët vetveten në ekzistencë dhe e futët llojin tuaj në ndërgjegje.
Përtej çdo mundësie, ju fituat dituri të mjaftueshme për botën përreth dhe treguat arritje fizike vërtet të jashtëzakonshme.
Përtej çdo mundësie, ju u rritët në ndërgjegjësim të vetvetes deri në pikën ku kuptuat se ka diçka më të madhe se përvoja juaj e kufizuar, duke zhvilluar arte dhe kulturë, shkencë, filozofi dhe natyrë shpirtërore për të shprehur pikëpamjen tuaj të zgjeruar të ekzistencës.
(Neale Donald Walsch, «Zbulimet e reja», faqe 25).