Dokumenti profesional që shqyrton origjinën e informacionit miraton ndërlikimin e pazvogëlueshëm dhe projektimin inteligjent [Fragment]
Një dokument i vlerësuar profesionalisht, “Informacioni dhe entropia – zhvillim nga lart-poshtë apo poshtë-lart në sistemet e gjalla?”, nga profesori i universitetit të Lidzit, Andy McIntosh në “Gazeta Ndërkombëtare e Projektimit & Natyra dhe Ekodinamika” miraton qartë projektimin inteligjent (ID) përmes një eksplorimi të një pyetje kyç në arsyetimin e ID-së:
Pyetja përfundimtare mbi origjinën duhet të jetë: A mund të shtohet informacioni në një mënyrë krejt materialiste apo natyraliste? Nuk është e kënaqshme që thjesht të supozojmë që informacioni duhet të ketë rrjedhur në këtë mënyrë. Duhet të lejohet alternativa e projektimit inteligjent dhe të shqyrtohen me kujdes të gjitha opsionet.
Një profesor i termodinamikës dhe teorisë së oksidimit [djegies], McIntosh është i njohur mirë me punimin e makinerisë. Argumenti i tij është, në thelb, i dyfishtë:
(1) Së pari, ai përkufizon termin “makineri” (një pajisje që e ngre në shkallën vendore energjinë e lirë) dhe vëzhgon se qeliza është plot me makineri. Makineri të tilla parashtrojnë një sfide për evolucionin neo-darvinian për shkak të natyrës së ndërlikuar të pazvogëlueshme të tyre.
(2) Së dyti, ai argumenton se informacioni në sistemet e gjalla (e ngjashme me programin kompjuterik) përdor makineri të tilla dhe, në fakt, kërkon makineri për të vepruar (çfarë të mire ka një program pa një kompjuter për ta vënë atë në veprim?). Një shembull është gjenomi që gjendet në molekulën e ADN-së. Nga një perspektivë termodinamike, e vetmja mënyrë që kjo situatë të ketë domethënie është të kuptosh se informacioni është jolëndor dhe e përmban termodinamikën që lënda vendore dhe energjia të jenë në një gjendje jo të ekuilibruar.
McIntosh parashtron kundërshtimin që, duke folur nga aspekti i termodinamikës, strukturat e organizuara shumë me entropi të ulët mund të formohen duke sjellë një rritje të entropisë gjetkë në univers. Megjithëkëtë, ai tregon se ky argument dështon kur zbatohet për origjinën e informacionit:
ndërsa ky argument funksionon për struktura si floku i dëborës që janë formuar nga forca natyrore, ai nuk funksionon për informacionin gjenetik, pasi sistemi i informacionit është i përbërë nga makineri që kërkojnë nivele të ngritura të sakta dhe jo-spontane të energjisë së lirë – dhe kristalet ashtu si fokët e dëborës kanë zero energji të lirë ndërsa ndodh faza e kalimit.
http://www.evolutionnews.org/2010/07/peer-reviewed_paper_investigat036771.html