Misionarët e krishterë përballen me çështje të sigurisë mbas vrasjeve [Fragment]
Misionarët e krishterë në Meksikë, duke përfshirë të huajt, përballen me më shumë sfida të sigurisë pasi një çift i martuar të cilët kishin shërbyer për rreth tri dekada si misionarë baptistë ishin vrarë, njoftoi agjencia “Lajme të Denja”.
Amerikanët John Casias, 76, dhe Wanda Casias, 67, ishin gjetur të mbytur të martën, në 31 janar, me kabllo elektrikë kur një a më shumë hajdutë grabitën me thyerje shtëpinë e tyre në Santiago, Nuevo Leon.
Të krishterët thanë se sulmuesi vodhi një kasafortë, televizorë dhe makinat e grupit të misionit, bashkë me sende të tjera. Hetuesit meksikanë u thanë reporterëve se ata dyshojnë se ata e njihnin sulmuesin, pasi nuk kishte dyer a brava të shqyera.
Fëmijët e tyre thanë se ata janë të njohur me rreziqet në atë zonë, ku ata kishin punuar për rreth 29 vjet.
Çifti u vra mbas rreth një viti pasi një çift tjetër misionar nga shteti amerikan i Teksasit ishte vrarë në Meksikë.
(“Misionarët e krishterë përballen me sfida të sigurisë mbas vrasjeve”, WorthyNews.com, 6 shkurt, 2012).
[THIRRJA E BEREASVE: Asgjë e re, siç duket. Konsideroni komentet e Palit në 2 e Korintasve 11:24-27: “Nga judenjtë mora pesë herë nga dyzetë kamxhikë pa një. Tri herë më rrahën me shkopinj, një herë më qëlluan me gurë, tri herë m’u mbyt anija në det, kalova një ditë e një natë në humnerë. Në udhëtime të shpeshta në rreziqe lumenjsh, në rreziqe kusarësh, në rrezik nga ana e bashkatdhetarëve, rreziqe nga ana e johebrenjve, rreziqe në qytet, rreziqe në shkretëtirë, rreziqe në det, rreziqe midis vëllezërve të rremë, në lodhje e në mundim, në netët pa gjumë, në uri e në etje, shpesh herë në agjërime, në të ftohtë dhe në të zhveshur”.Megjithatë, më parë Pali foli në 2 e Korintasve 4:17, “…trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie”].