Myslimanët në Papua Guinea e Re

Ndërkohë që udhëheqësit myslimanë këmbëngulin që islami është feja e paqes, historia e islamit thotë të kundërtën. Radikalët islamikë, dhe shumë sekte të islamit, mund të jenë çdo gjë tjetër, veç paqësorë nuk janë. Këta radikalë mund të dominojnë lehtë shumicën e myslimanëve dhe të përjetësojnë një pushtet terrori mbi jomyslimanët vendas, si dhe mbi çdo mysliman që e kundërshton këtë dhunë fetare. Shumë myslimanë, dhe sidomos udhëheqësit myslimanë në vendet me shumicë myslimane, mashtrojnë veten kur pranojnë për të vërtetë moton “Islami është paqe”. Rezultati është se, kur radikalët islamikë dalin në pah (dhe ata kanë qenë atje gjithmonë, që nga themelimi i islamit 1500 vjet më parë), udhëheqësit më të moderuar përpiqen që t’i qetësojnë. Kjo nuk funksionon dhe në një tragjedi që është shfaqur rregullisht në historinë e islamit, radikalët ose ndrydhen, ose mbledhin forca derisa bëhen aq të fortë për të nisur një luftë civile. Nëse fitojnë radikalët vendoset një diktaturë fetare që zgjat një ose dy breza, por që përfundimisht bie për shkak të korrupsionit dhe administrimit të dobët (drejtimi i një qeverie dhe ekonomie sipas Kuranit nuk funksionon, një fakt që besnikët vazhdojnë ta mohojnë, pavarësisht nga evidenca e kundërt).

Ndërsa më shumë myslimanë lëvizin në Papua (gjysma perëndimore e Guinesë së Re, një nga ishujt më të mëdhenj në planet dhe shtëpia e qindra fiseve melaneziane që janë shumë të ndryshëm në anën kulturore nga pjesa tjetër e Indonezisë, dhe që janë kryesisht të krishterë dhe paganë, më tepër se myslimanë), tensionet etnike dhe fetare janë përkeqësuar. Bashkë me këto emigrantët (që kërkojnë toka për fermë në Indonezinë pak të populluar) malai (grupi më i madh etnik në Indonezi), bëhen radikalë islamikë, të cilët menjëherë organizojnë dhunë kundër papuanëve jomyslimanë. Por papuanët zmbrapsen dhe policia vendase ka paralajmëruar qeverinë kombëtare për mundësinë e një trazire të madhe dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *