Ne e besojmë evolucionin […] dhe Perëndinë

Ne e besojmë evolucionin – dhe Perëndinë [Fragment]

Pothuaj gjysma e amerikanëve vazhdojnë të diskutojnë të padiskutueshmen: që njerëzit evoluuan në formën e tyre aktuale gjatë miliona viteve. Ne jemi shkencëtarë dhe të krishterë. Mesazhi ynë për besimtarët [besnikët]: Mos kini frikë.

«Konflikti» midis shkencës dhe fesë në Amerikë sot është jo vetëm i pavend, por edhe i panevojshëm.

Ne jemi shkencëtarë, mirënjohës që kemi lirinë për të fituar tituj doktoratash dhe për t’u bërë anëtarë të komunitetit shkencor. Dhe ne jemi besimtarë fetarë, mirënjohës që kemi lirinë për të kremtuar fenë tonë, pa censurim. Si shumica e shkencëtarëve që besojnë në Perëndinë, ne nuk gjejmë asnjë kontradiktë midis të kuptuarit shkencor të botës dhe besimit që Perëndia e krijoi këtë botë. Dhe kjo përfshin teorinë e evolucionit të Çarls Darvinit.

Megjithatë, shumë nga miqtë tanë amerikanë, nuk i shohin këto gjërat saktësisht kështu dhe pikërisht këtu duket që gjendet konflikti i vërtetë.

Pothuaj kushdo në komunitetin shkencor, duke përfshirë besimtarët e tij të shumtë, pranon tani që jeta ka evoluuar gjatë 4 miliardë viteve të shkuara. Ky koncept e unifikon tërë shkencën e biologjisë. Evolucioni është i themeluar mirë brenda biologjisë, sikurse heliocentrizmi është i themeluar brenda astronomisë. Pra, do të mendoni se të gjithë e pranojnë atë. Mjerisht, një sondazh i Gallup-it 2008 tregoi se 44& e amerikanëve e refuzojnë evolucionin, duke besuar në vend të kësaj që «Perëndia i krijoi qeniet njerëzore pak a shumë në gjendjen e tyre aktuale në një kohë brenda 10.000 viteve të fundit».

«Shkenca» që e mbështet këtë «krijim të një toke të re» vjen nga një interpretim i ngushtë, i fjalëpërfjalshëm dhe relativisht të ri të Zanafillës, librit të parë të Biblës. Kjo «shkencë» ekspozohet në «Muzeu i krijimit» (Creation Museum) në Kentaki, ku dinozaurë miqësorë – me shalë! – kërcejnë me njerëzit në kopshtin e Edenit. Çdo javë këto ide përhapen nga katedrat dhe grupet e takimit të fëmijëve nëpër Amerikë. Gjatë ditëve të javës, krijimi mësohet nëpër shkolla të mesme dhe universitete të krishtera fondamentaliste. Fakultetet shkencore në shkolla si «Kolegji Bryan» në Tenisi dhe universiteti «Liria» në Virxhinia punojnë mbi «modele» që t’i përshtatin 15 miliard vitet e historisë së universit brenda 10.000 viteve të shkuara.

Evolucioni vazhdon të trazojë, duke kërcënuar besimin e shumë njerëzve në një Amerikë shumë fetare, sidomos të atyre që e lexojnë Biblën si një tekst shkencor. Por nuk duhet të jetë kështu.

[KOMENT NGA THEB: Po, duhet të jetë kështu, aq më tepër nëse ajo që autorët e fesë/shkencës Gilbertoni dhe Falku paraqesin është në formën e përgjithësimeve pa mbështetje. Nuk kemi asnjëherë një shenjë shpresëdhënëse kur dikush fillon me përgjithësime. Vërtet, nëse faktet konfirmojnë dikë, nuk ka nevojë për pohime të tilla. Shkenca nuk duhet gjykuar kurrë nga ata që supozohet se janë «në anën tonë». Por është si «marrëveshja» që nxit ithtarët e ngrohjes globale. As nuk mund t’i vend kundërshtarëve, që godina e supozuar e papushtueshme e një besimi të përcaktuar mirë të shembet nën dritën e shqyrtimit hetues.

Argumenti i ngushtë i Gilbertsonit dhe Falkut vazhdon me një përzgjedhje pohimesh, me citime të zgjedhura që siç duket funksionojnë si sugjerime për të njohur tundjet e kokës dhe kukurisjet. Mbani mend, supozimet e tyre duhet të mbështeten mbi një paanshmëri të lartë fildishi që e përligj vënien në provë. Nëse vërtet «“shkenca” që e mbështet këtë “krijim të një toke të re” vjen nga një interpretim i ngushtë, i fjalëpërfjalshëm dhe relativisht i ri i Zanafillës, librit të parë të Biblës», atëherë provoje këtë me çdo mënyrë. Si besimtarë të propozuar, autorët duhet të kuptojnë se Bibla është e mbushur me këshilla të shumta për «t’i vënë në provë», «provuar» dhe në të kundërt t’i nënshtrohet shqyrtimit hetues të gjithçkaje që na paraqitet. «Provoni të gjitha, mbani të mirën» shkruan Pali në 1 Thesalonikasve 5:21. Njëkohësisht, pa i provuar deklaratat e autorëve, pohime qesharake si, «“krijimi i një toke të re” vjen nga një interpretim i ngushtë, i fjalëpërfjalshëm dhe relativisht i ri i Zanafillës», nuk do të provohen. Por, nëse Perëndia na nxit «provoni të gjitha», ne kuptojmë se Krijuesi ynë mbart çdo siguri se gjërat e Tij do t’i bëjnë ballë çdo prove. Artikulli i mëparshëm nuk e dëshmon një siguri të tillë].

(Gilbertson/Falk, USA Today, 8/10/09, http://blogs.usatoday.com/oped/2009/08/we-believe-in-evolution-and-god-.html).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *