Në kërkim të lumturisë

Nëse kërkoni lumturi, ju nuk do ta gjeni atë kurrë; ajo do t’iu shmanget gjithnjë, ajo do të ik gjithnjë. Ju do të mendoni se e keni kapur atë, por befas ajo ka ikur. Ndjekja e saj është si të përpiqesh të kapësh një flluskë – në momentin që e kap, ajo është zhdukur, të është prishur në dorë dhe nuk ka mbetur asgjë. Ky është i gjithë gabimi, thotë Bibla. Mos e bëj kurrë lumturinë në qëllim në vetvete. Ajo është gjithnjë një rezultat jo i drejtpërdrejtë. Ajo është gjithnjë një nënprodukt i diçkaje jashtëzakonisht më të madhe. E thënë konkretisht: Lumturia, thotë Bibla, varet vetëm nga dy gjëra. E para: Ajo varet nga marrëdhënia jonë me Perëndinë dhe drejtësinë e Tij. E dyta: Ajo varet nga ajo që unë jam, jo nga ajo që po më ndodh mua. Ky është sekreti.

Martyn Lloyd-Jones, fragment nga «Lumturia e vërtetë», fq. 17

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *