Varrosja e pikëpamjes se neandertalët ishin trutharë [Fragment]
«Duket se të gjithë kemi qenë fajtorë për shpifje ndaj njeriu neandertal» shpalli një kryeartikull i fundit në gazetën “The Guardian”. Ky koment erdhi si pasojë e një raporti ku dokumentohen prova për përdorimin e pigmenteve dhe guaskave dekorative nga neandertalët. Pohohet se kjo të ketë ndodhur shumë vjet para çdo kontakti të drejtpërdrejtë me njerëzit modernë, duke minuar kështu çdo mendim që këto objekte nuk përfaqësonin vërtet kulturën e neandertalit. Zbukurimet personale, duke përdorur një mori ngjyrash, nënkuptojnë një ndjenjë estetike dhe nëj vlerësim për simbolizmin. Duke qenë se neandertalët janë paraqitur shpesh sikur u kanë munguar këto karakteristika «moderne», studimi i ri kërkon një rivlerësim.
Për shumë kohë ne kemi patur një demaskim të idesë se neandertalët ishin nën-njerëzorë. Ata janë paraqitur si të ngalët, të ngathët, kokëtrashë dhe shtazarakë! Shumica e njerëzve priten të mendojnë se neandertalët nuk mund të përdornin fjalë për të folur. A do t’i ndryshojë studimi i ri këto perceptime?
«Është shumë e vështirë ta largosh imazhin shtazarak nga mendimi popullor», i tha profesori Stringer Lajmeve BBC.
Situata ku e gjejmë veten ka ardhur për shkak se kultura tonë ka adoptuar shpjegimin darvinist për origjinën e njeriut. Miti i origjinës darviniane kërkon një evoluim gradual të anatomisë dhe kulturës – nga majmuni te njeriu. Njeriu Neandertal ka qenë pjesë e kësaj historie – ai është ndërmjetësi prototip. Pavarësisht nga shumë prova për të kundërtën, pak është bërë për ta larguar këtë mit. Treguesit e ndërlikimit kulturor janë interpretuar si neandertalët duke shkëmbyer objekte me njerëzit modernë ose duke i imituar ata pa i kuptuar.
http://www.uncommondescent.com/intelligent-design/burying-the-view-that-neanderthals-were-half-wits/