Nëse do t’i kishit besuar Moisiut

Jezusi nuk e dënoi kurrë një farise për seriozitetin e tepërt ndaj Moisiut. Ata e marrin atë më pak seriozisht sesa duhet. Sepse Jezusi thotë: «Në qoftë se ju do t’i kishit besuar Moisiut, do të më kishit besuar edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua. Por në qoftë se ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t’u besoni fjalëve të mia? Paditësi juaj është Moisiu» (Gjoni 5:46). Pra, të kuptosh Moisiun do të thotë të njohësh Krishtin kur Ai të jetë zbuluar. Në të njëjtën mënyrë, Abrahami e pa ditën e Jezusit dhe u gëzua, dëshmon Bibla. Dhe «duke parashikuar se Perëndia do t’i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: ‘TË GJITHA KOMBET DO TË BEKOHEN NË TY’» (Galatasve 3:8).

—John W. Hendryx

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *