Ngurrim për t’u penduar

«Kur kam mëkatuar ndiej një ngurrim të menjëhershëm për të shkuar të Krishti. Kam turp të shkoj. Ndiej sikur nuk shkon që të shkoj, sikur ky veprim e bën Krishtin shërbëtor të mëkatit, që të shkoj menjëherë nga korita e derrit te rroba më e mirë dhe një mijë justifikime të tjera. Por unë jam i bindur se të gjitha këto janë gënjeshtra drejtpërdrejt nga ferri. Gjoni argumenton të kundërtën – «Në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati»; […] Ndjeshmëria e shenjtë e shpirtit që tkurret nga prekja e mëkatit, sensibiliteti i thekshëm i ndërgjegjes me hijen më të vogël të fajit, do ta drejtojë me patjetër dhe shpeshherë mendjen te gjaku i Jezusit. Dhe këtu gjendet sekreti i një ecje qiellore. Njihe këtë, lexuesi im, si sekretin më të çmuar të jetës tënde. Ai që jeton me zakonin për ta pranuar mëkatin aty për aty, me sytë e vendosur qetë, me besim, mbi Shpengimtarin e kryqëzuar, fluturon në frymë atje ku krahët e shqiponjës nuk mund të shkojnë».

–Octavius Winslow, 1808-1878, konsiderohet nga disa si një prej predikuesve të parë baptistë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai ishte një pasardhës i drejtpërdrejtë i Eduard Uinslouit (Edward Winslow), një udhëheqës pelegrin që erdhi në Botën e Re mbi [anijen] «Lulja e Majit».

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *