1/3 e studentëve myslimanë në Mbretërinë e Bashkuar mbështetin xhihadin [Fragment]Gati një e treta e studentëve myslimanë britanikë që morën pjesë në një raport të ri të botuar [28 korrik] thanë se vrasja në emër të fesë mund të justifikohet.
Raporti nga Qendra për Kohezion Social (CfSC) me bazë në Londër, i titulluar “Islami në universitete: Një sondazh i opinionit të studentëve në Mbretërinë e Bashkuar”, tregoi se 32 përqind e studentëve myslimanë thanë se vrasja në emër të fesë mund të justifikohet, ndërsa 60% e anëtarëve aktiv të shoqatave islamike në universitete thanë të njëjtën gjë. Vetëm 2% e jo myslimanëve pjesëmarrës në sondazh besuan kështu.
Dyzet përqind e studentëve myslimanë pjesëmarrës në sondazh mbështetën futjen e sheriatit në ligjin britanik për myslimanët dhe një e treta mbështetën futjen e një kalifati botëror të bazuar në ligjin e sheriatit; 58% e anëtarëve aktiv të shoqatave islamike e mbështetën këtë ide.
Përveç kësaj, 43% e studentëve myslimanë thanë se islami është i pajtueshëm me [filozofinë] shekullare.
[THIRRJA E BEREASVE: Siç e kemi thënë edhe në numrat e kaluar të buletinit [Thirrja e Bereasve], kjo është norma për islamin dhe xhihadi do të mësohet gjithnjë. Mendoni vetëm për disa vargje nga hadithet.Muslimi (1:33): “I Dërguari i Allahut tha: ‘Unë jam urdhëruar që të luftoj kundër njerëzve, derisa ata të dëshmojnë se nuk zot tjetër veç Allahut, se Muhamedi është i dërguari i Allahut…’”.
Muslimi (19:4294) – “Kur të takoni armiqtë tuaj që janë politeistë [të krishterë…], i ftoni në tri rrugë veprimi. Nëse iu përgjigjen ndonjë prej këtyre, edhe ju pranojeni dhe mbajeni veten që të mos u bëni asnjë të keqe. I ftoni ata të (pranojnë) Islamin; nëse iu përgjigjen, pranojeni prej tyre dhe pushoni së luftuari kundër tyre…. Nëse ata refuzojmë të pranojnë Islamin, kërkoni nga ata Xhizjen. Nëse pranojnë që të paguajnë, pranojeni prej tyre dhe zmbrapsuni prej tyre. Nëse refuzojnë që të paguajnë taksën, kërkoni ndihmën e Allahut dhe i luftoni”.
Buhariu (8:387) – “I Dërguari i Allahut tha: ‘Unë jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit, derisa ata të thonë: ‘Nuk ka asnjë të drejtën për t’u adhuruar, veç Allahut’. Dhe nëse ata thonë kështu, luten si lutjet tona, e kthejnë fytyrën drejt Qabesë dhe therin siç therim ne, atëherë gjaku dhe prona e tyre do të jetë e shenjtë për ne dhe ne nuk do të ndërhyjmë në [punët] e tyre, veçse ligjërisht, dhe vlerësimi i tyre do të jetë me Allahun’”.
Buhariu (59: 643) – “’Dëshmoj se asnjë nuk ka të drejtën që të adhurohet, veç Allahut, përndryshe do t’ju këput qafën!’ Fjalë të një udhëheqësi ushtarak që Muhamedi e dërgoi në një ekspeditë për të shkatërruar rajonin lokal të Jemenit”].