Një grup palestinezësh shpallin prejardhje judaike

Katër arabë palestinezë nga zona e Hebronit u paraqitën te rabinët të martën si pasardhës të judenjve të cilët ishin detyruar që të konvertoheshin në fenë islame dekada ose madje edhe shekuj më parë, raportoi Ha’retz.

Disa nga burrat dëshmuan se familjet e tyre kishin akoma në zotërim sende të vjetra judaike që ishin trashëguar nga brezat më të vjetër.

Një studiues që i shoqëroi të katërt burrat tha se ai beson që ka ndoshta qindra mijëra palestinezë me prejardhje judaike.

Gjatë periudhave të ndryshme në Lindjen e Mesme, autoritetet rajonale dhe lokale myslimane i detyruan minoritetet që të konvertoheshin në fenë islame. Në raste të tjera, minoritetet u konvertuan vullnetarisht për të shmangur kufizimet e vendosura mbi jo-myslimanët.

http://www.israeltoday.co.il/default.aspx?tabid=178&nid=17427

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *