Një kishë karizmatike pret papa Françeskun

OneNewsNow.com, 29/07/2014, “Një kishë pentakostale pret papa Françeskun” [Fragment]: Papa Françesku është bërë papa i parë që viziton një kishë pentakostale, duke nxitur arritjen e tij të ungjillorëve të cilët përfaqësojnë konkurrencën më të madhe të katolicizmit për shpirtrat e të krishterëve përreth globit.

Françesku fluturoi me helikopter për të vizituar Kishën Pentakostale të Pajtimit nën ndërtim në qytetin jugor të Casertës [Itali]. Ai u takua privatisht me një predikues pentakostal, i cili është një mik i vjetër. Duke u folur rreth 350 besimtarëve pentakostalë të kishës, Françesku kërkoi ndjesë për përndjekjen katolike të pentakostalëve gjatë regjimit fashist të Italisë dhe theksoi unitetin në diversitet brenda krishterimit.

Ai pranoi natyrën e mrekullueshme të vizitës së tij, duke thënë: “Dikush do të çuditet: ‘Papa shkoi të vizitojë ungjillorët?’ Por ai shkoi të shohë vëllezërit e tij”.

Françesku është takuar jozyrtarisht me disa predikues pentakostalë dhe ungjillorë kohët e fundit.

(http://goo.gl/C5lykg)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *