Nuk ka asnjë justifikim që të krishterët të rrinë në vend-numëro

«Nuk do të ha deri sa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë» (Zanafilla 24:33).

Ashtu si shërbëtori i Abrahamit kishte ndjenjën e urgjencës në lidhje me misionin e tij, po kështu duhet të kemi edhe ne. Kjo nuk do të thotë që duhet që t’ia futim vrapit në të gjitha drejtimet njëkohësisht. Kjo nuk do të thotë që duhet ta bëjmë çdo gjë me nxitim nervoz. Por kjo do të thotë që duhet t’ia përkushtojmë veten detyrës që është përpara nesh si çështje e një prioriteti të lartë.

Ne duhet të adoptojmë qëndrimin e shprehur në rreshtat e Robert Frostit:

Pemët janë të bukura, të errëta dhe të thella,
por unë kam premtime për të mbajtur
dhe kilometra për të bërë para se të fle.

Ami Karmikaeli e rroku këtë frymë kur ajo shkroi: «Zotimet e Perëndisë janë mbi mua. Unë nuk mund të rri e të luaj me hije apo të shkul lule të kësaj toke, derisa të kem kryer punën dhe të kem dhënë një llogari».

Një një vend tjetër, ajo shkroi:

Vetëm dymbëdhjetë orë të shkurtra—o mos
e lejo ndjenjën e urgjencës
të vdes në ne, Bari i Mirë, asnjëherë
le të gjurmojmë kodrat bashke me Ty.

Thuhet se Çarls Simoni (Charles Simeon) mbante një fotografi të Henri Martinit (Henry Martyn) gjatë studimit të tij dhe që kudo ku shkonte në një dhomë, dukej sikur Martini e vështronte atë dhe thoshte: «Ji serioz, ji serioz, mos luaj, mos luaj». Dhe Simoni do t’i përgjigjej: «Po, do të jem serioz; do të jem, do të jem serioz; nuk do të luaj, sepse shpirtrat po humbasin dhe Jezusi duhet të lavdërohet».

Dëgjoni urgjencën në fjalët e apostullit të guximshëm Pal: «Por bëj këtë [një gjë] […] po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartë të Perëndisë në Krishtin Jezus» (Filipianeve 3:13, 14).

Dhe a nuk jetoi Shpëtimtari ynë i bekuar me një ndjenjë të urgjencës. Ai tha: «Unë kam një pagëzim me të cilin duhet të pagëzohem dhe jam në ankth derisa të kryhet» (Luka 12:50).

Nuk ka asnjë justifikim që të krishterët të rrinë në vend-numëro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *