DHJATA E VJETËR

Le t’ju prezantoj me Biblën

Mendojeni Dhiatën e Vjetër si të ndarë në tre vëllime të ndryshme:

  • Vëllimi 1 – Histori – Zanafilla deri te Esteri
  • Vëllimi 2 – Urtësi dhe poezi – Jobi deri te Kantiku i Kantikëve
  • Vëllimi 3 – Profeci – Isaia deri te Malakia

Ne do ta trajtojmë secilën pjesë më në detaje, por së pari le të marrim parasysh ca informacion të përgjithshëm rreth Dhiatës së Vjetër.

Përmbajtja e Dhiatës së Vjetër

Dhiata e Vjetër fillimisht është shkruar në gjuhën Hebraike, përveç disa pjesëve në librin e Danielit, të cilat u shkruan në aramaisht ose gjuhën kaldease. Dhiata e Vjetër përfshin gjerësinë kohore nga krijimi deri rreth 400 vjet para ardhjes së Krishtit.

11 kapitujt e parë të Zanafillës trajtojnë njerëzimin në përgjithësi. Në kapitullin 12, Perëndia zgjedh Abramin për të kryesuar kombin hebre, popullin e Tij tokësor të zgjedhur-Izraelin. Popuj të tjerë janë prezantuar për lidhjet që ata mund të kenë pasur me Izraelin.

Krishti është tema kryesore e Dhiatës së Vjetër dhe me anë të kësaj nënkuptojmë se e hasim Atë edhe të portretizuar edhe të premtuar në të gjithë Dhiatën e Vjetër. Për shembull, ne e hasim Krishtin të portretizuar në jetën e Jozefit (Zanafilla 37:50), në Qengjin e Pashkës (Eksodi 12:3-10; krahaso 1 e Korintasve 5:7) dhe në gjarprin prej bronzi (Numrat 21:8, 9; krahaso Gjoni 3:14, 15). Ne hasim premtime të vendlindjes së Tij, të lindjes nga një e virgjër, të shërbimit, të mohimit, të tradhtisë, të vdekjes, varrosjes, ringjalljes dhe ardhjes përsëri.

Megjithëse librat e Dhiatës së Vjetër kanë të bëjnë kryesisht me Izraelin sesa me kishën e krishterë, ata janë të mbushur me mësime praktike për ne sot. Portretizimet ose «tipat» e Dhiatës së Vjetër janë veçanërisht të rëndësishëm. Shumë nga këta portretizime janë shpjeguar në Dhiatën e Re.