Obama lavdëron islamin gjatë vaktit të Ramazanit [Fragment]
Presidenti i SHBA-së Barak Obama lavdëroi [në 1 shtator] myslimanët amerikanë për pasurimin e kulturës së kombit gjatë një dreke për të festuar muajin e shenjtë islamik të Ramazanit.
«Kontributi i myslimanëve ndaj Shteteve të Bashkuara është tepër i madh për t’u futur në një katalog, sepse myslimanët janë shumë të gërshetuar në strukturën e komuniteteve tona dhe vendit tonë», tha Obama gjatë iftarit, drekës që çel agjërimin e përditshëm të kësaj feste.
Presidentit iu bashkuan sekretarë të Kabinetit, anëtarë të korpuseve diplomatikë dhe ligjvënës për të vlerësuar atë që ai e quajti «një fe të madhe dhe përkushtimi i tij për drejtësi dhe progres».
Obama theksoi edhe kontributin e Muhamed Ali, që nuk ishte i pranishëm, edhe pse presidenti përdori një citim nga boksieri i famshëm, që shpjegonte fenë.
«Para disa vitesh», tha Obama, «ai shpjegoi pikëpamjen e tij – dhe kjo është pjesërisht përse ai është Më i Madhi – duke thënë: “Lumenjtë, pellgjet, liqenet dhe përrenjtë – të gjithë kanë emra të ndryshëm, por të gjithë përmbajnë ujë. Sikurse edhe fetë – ato të gjitha përmbajnë të vërteta”».
Ramazani, një periudhë kohore prej një muajsh e lutjes, reflektimit dhe agjërimit nga lindja në perëndim, filloi në 22 gusht në shumicën e botës islamike. Besohet se Perëndia filloi t’ia zbulojë Kuranin Muhamedit gjatë Ramazanit dhe besimtarët [besnikët] supozohet që ta kalojnë këtë muaj me reflektime fetare, lutje dhe të kujtojnë të varfrit.
Obama lëshoi edhe një mesazh me video drejtuar myslimanëve para fillimit të Ramazanit. Në këtë video, ai tha se ritualet e Ramazanit janë një kujtim i parimeve që myslimanët dhe të krishterët i kanë të përbashkëta, duke përfshirë përparimin e drejtësisë, progresin, tolerancën dhe dinjitetin e të gjitha qenieve njerëzore.
http://www.jpost.com/servlet/Satellite?cid=1251804469920&pagename=JPost%2FJPArticle%2FShowFull
[THEB: Siç kanë treguar shumë të tjerë (këtu kemi një shembull), «Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit islamik dhe zbatimi i sertë i tridhjetë ditëve të agjërimit gjatë orëve të ditës, ka rrënjë pagane të zhvilluara në Indi dhe në Lindjen e Mesme. Rituali i agjërimit për të nderuar hënën dhe përfundimi i agjërimit kur shfaqej gjysmëhëna, praktikohej me ritualet e adhuruesve lindorë të hënës. Si Ibn al-Nadimi ashtu edhe Shahrastani na tregojnë për al-Jandrikinieh, një sekt indian që fillonin të agjëronin kur fshihej hëna dhe e mbaronin agjërimin me një festë të madhe kur rishfaqej gjysmëhëna (Ibn Al Nadim, Al-Fahrisit, faqe 348). Veç kësaj, citimi i Muhamed Ali nga Obama tregon besimet e tij universaliste].