«Pra, besimi i krishterë nuk është thjesht një fe midis shumë feve. Ai është zbulesa e vërtetë e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë të krijimit, regjistrimi i dispozitës së Tij të faljes dhe shpëtimit. Të gjitha fetë njerëzore ofrojnë origjinën e tyre humaniste përmes standardeve të tyre të arritshme nga ana njerëzore, ndërsa rruga e shpëtimit që ofron Perëndia është me anë të hirit dhe merret vetëm me anë të besimit. “Ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij […] që ne, të shfajësuar me anë të hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së përjetshme, sipas shpresës që kemi”» (Titi 3:5-7).
«Bibla, Fjala e vërtetë e Perëndisë, jep të vetmin regjistrim të krijimit të universit, më pas raporton të vetmen ringjallje prej së vdekurish dhe përfundimisht zbulon në mënyrë unike hirin e Perëndisë që ka siguruar shpëtimin nëpërmjet besimit pavarësisht nga veprat, duke pranuar pamundësinë e arritjes së standardit të përsosur të Perëndisë me përpjekjet njerëzore. Zoti Jezus Krisht, Krijuesi dhe Shpenguesi ynë, u jep jetën e përjetshme të gjithë atyre që ia besojnë shpirtin e tyre Atij».
–Henry Morris, «Perëndia që është real», fq. 100-101