«[Osteen] e kupton rëndësinë e TV dhe përdor gjuhën e shoqërisë bashkëkohore amerikane – gjuhën e psikoterapisë» [Fragment]
Pasi ka qenë duke predikuar për më pak se një dekadë, Osteen, 46 [vjeç], drejton një kishë në Houston në një ish-arenë basketbolli që tërheq 40.000 njerëz të dielave. Predikimet e tij të transmetuara në TV ndiqen nga më shumë se 7 milion amerikanë në jave dhe miliona të tjerë përreth botës.
Ai ka patur dy libra «best-selling» dhe një i tretë, «Është koha juaj», do të dalë në nëntor. Ai ka qenë vetëm duke predikuar në rrugë për pesë vjet, por po i ngjitet skenës në stadiumin e ri «Yankee» përpara A-Rod për çfarë ai e quan «Një natë shprese».
Ai ka një tërheqje për konservatorët dhe liberalët, republikanët e Teksasit dhe Nensi Pelosit, të krishterëve pentakostalë të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe ateistëve të mbushur me asgjë.
«Do të doja ta shpjegoja këtë më mirë», tha ai për këtë tërheqje të tij në një intervistë të fundit me «The Journal News» në hotelin luksoz «Mandarin Oriental Hotel» në Rrethin Kolumbus. «Unë nuk kam një përgjigje. Mendoj kjo ndodh sepse mesazhi im është pozitiv dhe shpresëdhënës. Njerëzit më ndalojnë në rrugë, qoftë çiklistë ose bankierë. Kam patur ateistë që të thonë se më ndjekin në TV.
«Duhet të jetë Perëndia», tha ai, «pasi nuk jam unë».
Shayne Lee, nga «Universiteti Tulane», një ekspert i ungjilltarëve superstar, tha se Osteen është i ri, i freskët, i këndshëm dhe nuk e ka bagazhin e teleungjilltarëve të vjetër.
«Ai e kupton rëndësinë e TV dhe përdor gjuhën e shoqërisë bashkëkohore amerikane – gjuhën e psikoterapisë, gjuhën e amerikanëve që ndjekin Oprah [Show] dhe Dr. Phil», tha Lee, libri i ri të cilit, «Maverikë të shenjtë», e portretizon Osteen-in dhe katër pastorë të tjerë me pasues kombëtarë. «Osteen-i kupton se lloji i tij nuk është që të dënojë, por të ngrejë. Nëse karikatura e një ungjilltari tipik është një poterexhi që drejton gishtin, Osteen-i duket kaq i besueshëm që ai është djali në derën ngjitur».
«Mesazhi im nuk është për doktrinë. Unë nuk kam pse të përfshij në një predikim 50 referime nga Shkrimi që ai të jetë një predikim i mirë. Ato kisha që po i ndihmojnë njerëzit për të jetuar një jetë të krishterë po rriten dhe lulëzojnë».
[THEB: Prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë. Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët dhe do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’i sjellin drejt përrallave].