Profeci e vjedhur

Profeti Jahve pretendon se Gudçajlld vodhi profecinë e tij [Fragment]

Profeti Jahve, një parashikues amerikan i vetëshpallur, i cili pretendon se ka aftësinë të thërrasë UFO-t që të shfaqen sipas urdhrit të tij, e ka akuzuar okultisten e frymëve se ka vjedhur profecinë e tij të fundit mbi UFO-t. Muajin e kaluar autorja australiane Bllosëm Gudçajlld (Blossom Goodchild) raportoi në blogun e saj se një organizatë inter-galaktike që e quan veten «Federata e Dritës» po planifikon shfaqjen e një UFO-je në qiejtë jugorë të Shteteve të Bashkuara për një periudhë prej tri ditësh. Qëllimi i këtij takimi ishte që të paraqiteshin prova të pamohueshme se njerëzimi nuk është i vetëm në univers dhe që t’i hapte rrugën zbulimit të plotë të fenomenit të UFO-ve nga qeveritë e botës. Gjithashtu «Federata e Dritës» ka paralajmëruar se bota jonë do të kalojë së shpejti një periudhë me probleme të mëdha dhe qëllimi i tyre për të kontaktuar me ne është që të na drejtojnë gjatë kësaj. Por UFO-t nuk u shfaqën kurrë dhe hyrja në blogun e Bllosëm Gudçajlldit është kufizuar që prej asaj kohe ku mund të bëhen vetëm ftesa. Tani profeti Jahve po pretendon se UFO-t do të shfaqen mbi qiejtë e Las Vegasit për një periudhë prej tri ditësh në fund të tetorit. Ai thotë se qëllimi i shfaqjes së tyre është që të bind publikun amerikan për të votuar për Obamën, për të cilin ai beson se Perëndia e ka zgjedhur për të drejtuar botën përmes një kohe me probleme të mëdha në të ardhmen.

http://www.prophecynews.co.uk/content/view/1030/1/

[THEB: Tani është nëntor (2008). Tani ne mund të vlerësojmë objektivisht këtë «profeci» për të parë nëse do të realizohet].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *