Vetë fakti që rrugët e Perëndisë janë më të larta se rrugët tona mbart nënkuptime të rëndësishme si për shpëtimin (shfajësimin) ashtu edhe për rritjen e krishterë (shenjtërimin). Plani i shpëtimit i Perëndisë është një shembull se si rrugët e Tij janë më të larta dhe prandaj ndryshojnë nga rrugët e njerëzve. Plani i Tij ishte sakrifica e Birit të Tij të vetëmlindur, që është krejt përtej imagjinatës dhe kuptimit të mendjes njerëzore. Urtësia njerëzore mbështetet te përmirësimi i vetes, shpëtimi me anë të veprave apo mbi një përpjekje tjetër të ngjashme njerëzore. Rrugët e Perëndisë janë gjithashtu më të larta dhe të ndryshme për sa i përket mënyrës se si të krishterët duhet të mendojnë, të flasin dhe të veprojnë; se si ata komunikojnë me njëri-tjetrin dhe se si t’i trajtojnë problemet e jetës.
Në mënyrë rritëse gjatë 50 vjetëve të kaluar, shenjtërimi i krishterë ka qenë duke u shmangur përmes teorive dhe teknikave të këshillimit psikologjik. Duke supozuar gabimisht që psikoterapia (këshillimi psikologjik) është shkencë dhe që zbulimet e saj rreth gjendjes njerëzore janë të vërteta, udhëheqës të krishterë, drejtues, mësues dhe autorë të krishterë e kanë përqafuar këtë mënyrë “të ndriçuar” se si t’i ndihmojnë të krishterët të merren me problemet e jetës dhe të mësojnë se si të bëhet prindër dhe partnerë më të mirë në martesë. Duke mbledhur nga urtësia e njerëzve rreth psikikës së fshehtë, të krishterët kanë kërkuar të përmirësojnë fatin e tyre në mënyra që janë më të ulëta se rrugët e Perëndisë me ide që shpesh bien ndesh me ose e minojnë zbulesën e Fjalës së Perëndisë që na është dhënë në Shkrimin e Shenjtë.
–Dr. Martin Bobgan