Rënie

Çfarë e përbën “rënien” (ang. falling away) për të cilën profetizon Bibla? A do të thotë humbje të doktrinës së drejtë apo zvogëlim të fesë? Është e qartë që kjo nuk ishte e vërtetë në rastin e Salomonit; ai nuk e tërhoqi këshillën e tij, as nuk pushoi së qeni fetar. Ai thjesht pushoi së zbatuari atë që i kishte mësuar Perëndia. Ai tregoi më shumë tolerancë për liri të fesë, deri në pikën e pjesëmarrjes. Ai ushtroi më pak qëndresë deri në sulmin e papritur të skemave të armikut dhe [pati] gjithnjë e më pak ndjeshmëri të ndërgjegjes. Prishja [korruptimi] fillon në thelb. Etiketa nuk ndryshon; pamja e jashtme mbetet e njëjtë. Por ndryshon motivi. Adhurimi altruist i ZOTIT ngaqë Ai është i denjë ndryshon gradualisht për t’u kthyer në një ushtrim që më argëton ose më bën të ndihem mirë për veten. Vetja fillon të zëvendësojë adhurimin e vërtetë të një Perëndie të shenjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *