Megjithëse një rizgjim i vërtetë u përket në thelbin e tij vetëm njerëzve të Zotit, ai sjell gjithmonë bashkë me këtë një bekim për delet e tjera që nuk janë akoma pjesë e tufës. Nëse hedh një gur në liqen rrethi zgjerohet vazhdimisht, derisa të kenë ndierë ndikimin edhe pjesët më të largëta të liqenit. Le të ripërtërijë Zoti një besimtar dhe shumë shpejt familja e tij, miqtë dhe komshinjtë marrin një pjesë nga kjo e mirë; sepse kur rigjallërohet një i krishterë, ai lutet më me zjarr për mëkatarët. Lutjet e përzemërta dhe me plot dëshirë për mëkatarët janë një nga shenjat e një rizgjimi në zemrën e përtërirë. Përderisa bekimi kërkohet për mëkatarët, bekimi vjen nga ai që dëgjon lutjet e popullit të tij; dhe kështu rizgjimi i sjell dobi botës. Shpejt i krishteri i rigjallëruar flet për Jezusin dhe ungjillin; ai mbjell farë të mirë dhe fara e mirë e Perëndisë nuk humbet kurrë, sepse ai ka thënë: «Ajo nuk do të më kthehet bosh».
(C. H. Spurgeon, Çfarë është një rizgjim?, Nga numri i dhjetorit të 1866 i «Shpata dhe mistria»)