Rrugët e proveniencës të Perëndisë

Rrugët e proveniencës së Perëndisë na çojnë drejt thirrjes dhe punësisë që është caktuar për ne në këtë botë. Të kesh një punësi të ndershme, të ligjshme ku nuk e çnderon Perëndinë nuk duhet të shihet si një mëshirë e vogël. Nëse puna i përshtatet edhe forcës dhe aftësive të tua gjeniale, atëherë kemi të bëjmë me një mëshirë të dyfishtë. Nëse ju mundoheni më pak se të tjerët dhe keni më shumë kohë për ushtrime qiellore, atribuoja këtë përfitim kujdesit të veçantë të proveniencës për ty. Sa çuditërisht kanë ndodhur gjërat nga provenienca! Davidi ndoqi delet dhe ka shumë gjasa që nuk shkoi aq larg me mendimet e tij për gjëra më të larta, por Perëndia e bëri atë bariun mbretëror. Disa kanë punë, por jo forcë të mjaftueshme. Të tjerë kanë forcë, por nuk kanë punësi. Nëse Perëndia e bekon punën tuaj dhe të jep ty dhe të tuve mbështetjen dhe komoditetin e nevojshëm në botë, kjo është një provenience e zgjedhur dhe duhet të vlerësohet me çdo falënderim. Nëse mezi e gjen veten në atë situatë ku nuk mund të sigurosh nevojat e jetës, mendo për këtë: edhe pse ti ke një pjesë të vogël të botës, nëse je i perëndishëm, ai ka premtuar që nuk do të të braktisë kurrë (Heb. 13:5). Provenienca ka caktuar kushtet që janë vërtet më të mirat për të mirën tënde të përjetshme. Nëse do të kishte më shumë nga bota, ju mund të mos ishit në gjendje për ta administruar atë për të mirën tuaj. Ne jemi udhëzuar që të jemi të kënaqur me ushqim dhe veshje dhe e pakta e të drejtit është më mirë se bollëku i shumë të pabesëve (Psa. 37:16). Nëse provenienca të ka rregulluar aq sa jo vetëm e ha bukën tënde, por ke edhe mjaft për vepra mëshire për të tjerët, dhe e gjithë kjo ka ndodhur në një mënyrë që nuk e prisje, bëj që Perëndia të nderohet me këtë proveniencë. Mbaj mend se suksesi i thirrjeve dhe punëve të tua tokësorë është për shkak të bekimit hyjnor dhe jo vetëm në saj të zellit njerëzor. Ji mjaft i kënaqur në vendin dhe punën ku je i vendosur. Perëndia është i urtë dhe kërkon të mirën tënde të përjetshme.

John Flavel, Vepra, IV:387-391

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *