Studenti i shkollës së mesme refuzon të këndojë këngën islamike

haydenStudenti i shkollës së mesme refuzon të këndojë këngën islamike [fragment]

Një student i shkollës së mesme “Grand Junction” e braktisi korrin, sesa të këndojë një këngë islamike që ai thotë se shkon kundër besimeve të tij të forta të krishtera.

Kënga është “Zikr” dhe është shkruar nga kompozitori i njohur ndërkombëtar A.R. Rahman.

Rahmani fitoi një çmim Oskar dhe një Gremi për këngët e tij në “Milioneri i Qenit të Lagjes së Varfër”. Zikr u shkrua për një film të vitit 2005 rreth një lideri të pavarësisë indiane. Kënga përmban faktikisht frazën “Nuk ka të vërtetë tjetër veç Allahut”.

Është kjo frazë që kundërshtohet nga maturanti James Harper.

“Kjo do të thotë të adhurosh një Perëndi tjetër” dhe është e ndaluar nga Bibla, thotë Harper.

Por imami Abdur-Rahim Ali, nga Qendra Islamike Verilindore e Denverit thotë: “Allah e përkthyer në anglisht do të thotë thjesht “Perëndia, një Perëndi”. Ai thotë që studenti e ka keqkuptuar gjuhën.

“Unë mendoj se kemi të bëjmë me një mungesë njohurie”, thotë ai. “Kemi njëfarë injorance nga ana e tij lidhur me emrin Allah. Është i njëjti Perëndi të cilit Jezusi iu lut, Moisiu iu lut, Muhamedi iu lut”.

http://kdvr.com/2012/02/15/high-school-student-refuses-to-sing-islamic-song/

[THIRRJA E BEREASVE: Në fakt, injoranca është nga ana e imamit Ali, ose ai po kërkon të mashtrojë. Si një mësues në fenë islame, me siguri që është në dijeni se Kur’ani mëson qartë (vetëm një shembull): “Ata blasfemojnë që thonë: “Allahu është një nga tre në një Trini: pasi nuk ka perëndi veç Një Allahu. Nëse ata nuk pushojnë nga fjalët e tyre (të blasfemisë), vërtet një dënim i rëndë do t’ju bjerë blasfemuesve midis tyre. Kur’ani (5:73)].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *