Sulmi mysliman mbi të krishterët vret qindra

Sulmi në qytetin nigerian vret qindra [Fragment]

Numri i të vdekurve nga dhuna e fundjavës në Nigerinë qendrore u rrit në më shumë se 200 të hënën pasi anëtarë të një grupi mysliman me hanxharë sulmoi fshatrat kryesisht të krishtera, thanë zyrtarë.

Ishin mbi 200 të vdekur dhe 32 të plagosur, sipas Choji Gyang, një këshilltar i punëve fetare në krye të shtetit të Plateaut, i cili tha se vazhdojnë të gjenden sërish trupa. Sani Shehu, president i agjencisë jo-qeveritare «Kongresi për të drejtat civile», tha se numri i të vdekurve është rreth 485 njerëz.

Në lidhje me këtë dhunë janë bërë 26 arrestime, tha Gyang. Zëvendës-presidenti nigerian, Goodluck Jonathan e vendosi sigurinë në nivel të lartë të dielën dhe filloi operacione për të kapur «bandën shtegtuese të vrasësve» që sulmuan qytetin e Dogo Nahauwa, pak në jug të Jos-it.

Njerzit e qytezës janë kryesisht Berom, një grup etnik që praktikon kryesisht krishterimin, tha Manase Pampe, zëdhënës për «Kryqin e Kuq» për zyrën shtetërore të Plateaut. Raportet e sulmit i kanë përshkruar sulmuesit si anëtarë të grupit etnik mysliman Hausa-Fulani, thanë Pampe dhe zëdhënësi i qeverisë Gregory Yenlong.

Sulmuesit mësynë në qytet në 3 pasdite të dielën (9 pasdite të shtunën ET) dhe qëndruan atje për 2.5 orë, tha Pampe. Ndërtesave iu vu zjarri dhe njerëzit u sulmuan me hanxharë, tha Yenlong.

Kjo dhunë u ngjante trazirave të mëparshme të përplasjeve etno-fetare në kombin e Afrikës perëndimore.

http://www.cnn.com/2010/WORLD/africa/03/08/nigeria.violence/index.html?hpt=T1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *