Të dhënat e ndryshimit të klimës hiqen qafe

Të dhënat e ndryshimit të klimës hiqen qafe [Fragment]

SHKENCËTARËT në «Universiteti i Anglisë Lindore» (UEA) kanë pranuar se kanë hedhur një pjesë të madhe të të dhënave të papërpunuara mbi temperaturën ku bazohen parashikimet e tyre për ngrohjen globale.

Kjo do të thotë se akademikë të tjerë nuk janë në gjendje të kontrollojnë llogaritjet e thjeshta që thuhet se tregojnë një ngritje afatgjate të temperaturës gjatë 150 viteve të kaluara.

«Njësia e Kërkimeve Klimatike» (CRU) e UEA-s u detyrua të zbulonte këtë humbje pas kërkimeve për të dhënat sipas legjislacionit «Liria e informacionit».

Të dhënat ishin mbledhur nga stacione të motit përreth botës dhe më pas u rregulluan për të shpjeguar ndryshoret sipas mënyrës që ishin mbledhur. Shifrat e korrigjuara u ruajtën, or origjinalet – të ruajtura në dokumente dhe shirita magnetikë – u hoqën qafe për të kursyer hapësirë kur CRU-ja u shpërngul në një godinë të re.

Ky pranim pason daljen e një mijë e-postave private të dërguara dhe të marra nga profesori Phil Jones, drejtori i CRU-së. Në ato si diskutonte me skeptikët e klimës […] që kërkonin hyrje në këto të dhëna.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, CRU-ja tha: «Ne nuk i kemi të dhënat origjinale të papërpunuara, por vetëm të dhënat me vlerë të shtuar (me cilësi të kontrolluar dhe të bëra homogjene)».

CRU-ja është qendra kryesuese në botë për rindërtimin e temperaturave dhe klimës në të kaluarën. Skeptikët e ndryshimit të klimës kanë dashur prej kohësh të analizojnë përpilimin e këtyre të dhënave. Tani kjo është e pamundur.

(Leake, «Të dhënat e ndryshimit të klimës hiqen qafe», The Sunday Times Online, 29 nëntor, 2009)

http://www.timesonline.co.uk/tol/news/environment/article6936328.ece

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *