Të krishterët paditen në gjyq për kritikë ndaj myslimanëve

dvd051 Të krishterët paditën në gjyq për kritikë ndaj myslimanëve

«Instituti i Krishterë» po mbështet një rast të ri dhe domethënës të lirisë fetare.

Një çift i krishterë nga Liverpuli po ndiqen penalisht për një fyerje kriminale, për shkak se mbrojtën besimin e tyre dhe kritikuan islamin.

Një gjyq kriminal është caktuar për 8 dhe 9 dhjetor në Gjykatën e Magjistratëve të Liverpulit.

Policia arrestoi Ben dhe Sharon Vogelenzang, të cilët drejtojnë hotelin «Shtëpia Bujare» në Liverpul, pasi një mysafire myslimane u ankua se ishte ofenduar nga komentet e bëra në 20 mars.

Sipas raporteve në gazetë, debati përfshiu diskutime nëse Jezusi ishte Biri i Perëndisë apo thjesht një profet i vogël i islamit.

Supozohet gjithashtu se debati përfshiu komente që Muhamedi ishte një kryekomandant ushtarak dhe që veshja myslimane për gratë është një formë e skllavarisë. Megjithëkëtë, faktet e këtij rasti janë të diskutueshme.

Një klinet i rëndësishëm i hotelit të çiftit pushoi së referuari miq për shkak të këtij incidenti. Kjo ka çuar në 80 % rënie në të ardhurat e hotelit, duke e lënë çiftin në vështirësi financiare.

Ju kërkojmë të luteni: Për Ben dhe Sharon Vogelenzang.

(Humphrey Dobson, «Instituti i Krishterë», Buletini i së hënës, 21 shtator, 2009).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *