Të refuzosh gjithçka tjetër

Të pranosh Krishtin do të thotë të refuzosh gjithçka tjetër

«Nocioni se ne hyjmë në jetën e krishterë përmes një akti të pendimit është i vërtetë, por kjo nuk është e vërteta e plotë. Këtu ka më shumë se kaq. Krishterimi përfshin një pranim dhe një mospranim [hedhje poshtë], një pohim dhe një mohim. Dhe kjo jo vetëm në çastin e konvertimit [kthimit në besim], por vazhdimisht pas kësaj, ditë pas dite në çdo betejë të jetës, derisa konflikti i madh të ketë mbaruar dhe i krishteri të jetë në shtëpi mbas luftërave. Të jetosh një jetë tërësisht pozitive është, fatkeqësisht, e pamundur. Nëse ndokush do të ishte në gjendje të bënte diçka të tillë do të ishte vetëm për momentin. Të jetosh pozitivisht do të jetë si të marrësh frymë vazhdimisht pa nxjerrë frymë. Përveçse është e pamundur, kjo do të ishte fatale. Frymënxjerrja është e domosdoshme për jetën si frymëmarrja. Të pranosh Krishtin është e domosdoshme që ne të refuzojmë çdo gjë që është në kundërshtim me Të. Ky është një fakt që anashkalohet nga ungjilltarë energjikë të vendosur për të patur rezultate. Ashtu si shitësi që flet hapur për pikat e mira të produktit të tij dhe i fsheh të metat që ka, po ashtu fituesi i shpirtrave që është keqinformuar mund të theksojë anën pozitive të gjërave në kurriz të aspekteve negative».

–A.W. Tozer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *