Një mik […] tha: «Ju u shëruat nëpërmjet besimit». «Oh, jo», i dhashë, «unë u shërova nëpërmjet Krishtit». Cili është ndryshimi? Ka një ndryshim të madh. Erdhi një kohë kur edhe besimi dukej se ishte midis meje dhe Krishtit. Unë mendova se më duhet që të zhvilloja besimin, kështu që u mundova për ta patur besimin. Në fund mendova se e kisha; se nëse e vendosja të gjithë peshën time mbi të, ai do të më mbante. Unë thashë, kur mendova se e kisha besimit: «Më shëro». Unë isha duke besuar në vetveten, në zemrën time, në besimin tim. Isha duke i kërkuar Zotit që të bënte diçka për mua për shkak të diçkaje në mua, jo për shkak të diçkaje në Të.