SHAP-i (APA) e rishikon teorinë e «gjenit gej» [Fragment]
Përpjekjet për të provuar se homoseksualizmi përcaktohet biologjikisht ka është konsideruar si një goditje dërrmuese. Një botim nga «Shoqata amerikane psikologjike» (SHAP, ang. American Psychological Association) përfshin një pranim se nuk ka një «gjen» homoseksual – që do të thotë nuk ka gjasa që homoseksualët të kenë lindur ashtu.
Për [disa] dekata, SHAP-i nuk e ka konsideruar homoseksualizmin si një çrregullim psikologjik, ndërsa profesionistë të tjerë në këtë fushë e konsiderojnë atë një problem «të identitetit të gjinisë». Por deklarata e re, që shfaqet në një broshurë të quajtur «Përgjigje ndaj pyetjeve tuaja për një kuptim më të mirë të orientimit seksual dhe homoseksualizmit», pohon [deklaratën] në vijim:
«Nuk ka marrëveshje [konsensus] midis shkencëtarëve për arsyet e sakta që një individ zhvillon një orientim heteroseksual, biseksual, gej ose lezbik. Edhe pse puna e madhe kërkimore ka shqyrtuar ndikimet e mundshme gjenetike, hormonale, zhvilluese, sociale dhe kulturore, asnjë zbulim nuk ka dalë që t’i lejojë shkencëtarë që të përfundojnë se orientimi seksual përcaktohet nga ndonjë faktor i veçantë apo [disa] faktorë. Shumë mendojnë se natyra dhe ushqimi [rritja] luajnë të dyja role komplekse…».
Kjo është në kontrast me deklaratën e SHAP-it, bërë më 1998: «Ka dëshmi të mjaftueshme të kohëve të fundit për të sugjeruar se biologjia, duke përfshirë faktorë gjenetik ose hormonalë të lindur, luan një rol domethënës në seksualitetin e një personi».
http://www.onenewsnow.com/Culture/Default.aspx?id=528376