Thirrja e Bereasve: Historik i shkurtër
Shtatë vjet mbas publikimit të [librit] Joshja e krishterimit në 1985, autorët e tij, Dave Hunt dhe T. A. McMahon, i bashkuan forcat edhe në një front tjetër. Ata filluan një shërbesë me qëllim për të inkurajuar dallimin frymëror midis atyre që e konsideronin veten të krishterë biblik. Mjeti parësor për këtë përpjekje ishte përmes botimit të buletinit Thirrja e Bereasve. Në çdo artikull besimtarët nxiten për t’u kthyer te Fjala e Perëndisë në vend që të “transportohen nga çdo erë doktrineje”, dhe për t’i ndihmuar ata me materiale që do t’i ndihmojnë ata të ecin në të vërtetën.
Emri i shërbesës, Thirrja e Bereasve, është marrë nga Veprat 17:11 ku shkruesi i Veprave i lavdëroi ata në sinagogën e qytetit grek të Bereas për faktin që ata ishin më fisnikë se ata në Thesaloniki, sepse ndërkohë që e pranuan Fjalën me gatishmëri të madhe, ata edhe e krahasuan atë me mësimet e Palit për të parë nëse mësimet e tij ishin sipas Shkrimeve apo jo.
Ndërsa numri i pajtimtarëve u rrit, po kështu u rrit edhe numri i të punësuarve dhe i vullnetarëve. Nëpërmjet asaj çka Perëndia siguronte, shërbesa ishte në gjendje të zgjeronte hapësirën e saj për të duke iu shtuar kështu një magazinë, një departament për ambalazhimin, një studio radioje, një departament për dublimin dhe montimin e gamës audio-video, departamentin e mbajtjes së llogarive dhe atë të shitjeve përmes postës, si dhe departamentet e punës redaksionale, paraqitjeve grafike dhe punës administrative. Edhe pse shumë prej këtyre departamenteve përbëhen vetëm nga një ose dy punonjës, dhe vëllimi i korrespondencës, porosive dhe prodhimi është përgjithësisht tepër i lartë, THEB merr në mënyrë të vazhdueshme mirënjohje dhe falënderime për cilësinë dhe shpejtësinë që kanë të bëjnë me shpërndarjen e produkteve, si edhe për mirësjelljen dhe konsideratat të dhëna përmes telefonatave dhe përmes letrave personale që janë shkruar në përgjigje të pyetjeve të tyre.
Thirrja e Bereasve ka vepruar gjithnjë mbi besimin që Perëndia do të sigurojë ndërsa ne kërkojmë fytyrën e Tij, kështu që ne nuk bëjmë thirrje për ndihma financiare. Ndërkohë që kjo shërbesë vepron kryesisht në bazë të kontributeve të dhëna, këto janë vullnetare dhe jo të kërkuara. THEB ka parë Perëndinë “të bëjë jashtë mase më tepër” sesa i kemi kërkuar apo menduar.
Dejvi dhe Tomi kanë vazhduar të sigurojnë artikuj dhe përgjigje ndaj pyetjeve në vetë buletinin, si edhe kanë shkruar dhe kanë botuar libra dhe video gjatë viteve. Materialet e nxjerra nga THEB janë artikuj që nxitin të menduarit dhe konsiderohen polemikë nga disa, dhe prandaj nuk ofrohen nga shumë librari të krishtera.
Aktualisht, shërbesa po zgjerohet drejt territoreve të reja, duke kërkuar të arrijë më shumë njerëz me të vërtetën e Fjalës së Perëndisë përmes internetit, videove të prodhuara vetë, librave elektronikë dhe mënyrave të tjera. Shërbesa radio/kasetë/cd ka vazhduar të rritet. Shërbesa merr letra dhe kërkesa nga shumë vende të botës, ndërsa njerëzit njihen me buletinin dhe librat e Dejvit dhe Tomit.