Shtatë vjet mbas publikimit të [librit] Joshja e krishterimit në 1985, autorët e tij, Dave Hunt dhe T. A. McMahon, i bashkuan forcat edhe në një front tjetër. Ata filluan një shërbesë me qëllim për të inkurajuar dallimin frymëror midis atyre që e konsideronin veten të krishterë biblik. Mjeti parësor për këtë përpjekje ishte përmes botimit të buletinit Thirrja e Bereasve. Në çdo artikull besimtarët nxiten për t’u kthyer te Fjala e Perëndisë në vend që të “transportohen nga çdo erë doktrineje”, dhe për t’i ndihmuar ata me materiale që do t’i ndihmojnë ata të ecin në të vërtetën.
Emri i shërbesës, Thirrja e Bereasve, është marrë nga Veprat 17:11 ku shkruesi i Veprave i lavdëroi ata në sinagogën e qytetit grek të Bereas për faktin që ata ishin më fisnikë se ata në Thesaloniki, sepse ndërkohë që e pranuan Fjalën me gatishmëri të madhe, ata edhe e krahasuan atë me mësimet e Palit për të parë nëse mësimet e tij ishin sipas Shkrimeve apo jo. – Lexo më shumë
Kur shkruajmë apo edhe kur mendojmë për Jezusin biblik, mund të dalin probleme. Njëri prej tyre ndodh kur përqendrohemi vetëm mbi njërin prej atributeve të Tij dhe e largojmë vëmendjen nga shumë prej atributeve të Tij të tjera. Kjo mund të na japë një pikëpamje të shtrembëruar për Zotin dhe Shpëtimtarin tonë.
Autori: | T. A. McMahon |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/09/2012 |
Lutja e Apostullit Pal për besimtarët në Filipi është gjithashtu një lutje për të gjithë besimtarët kudo në të gjitha kohërat. Veç kësaj, është një lutje që të gjithë prindërit besimtarë duhet ta kenë për fëmijët e tyre, veçanërisht ata drejt të njëzetave e deri herët në të tridhjetat që e njohin Zotin. Përse ata në veçanti?
Autori: | T. A. McMahon |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/05/2012 |
Kalvinistët theksojnë që teologjia e tyre qëndron mbi interpretim të fortë biblik, duke qenë “e bazuar fort [...] mbi Fjalën e Perëndisë”. Disa kanë shkuar aq larg dhe kanë pohuar se “ky mësim konsiderohej si e vërteta nga apostujt” dhe që edhe “Krishti i mësoi doktrinat që tani njihen si pesë pikat e kalvinizmit”.
Autori: | Dave Hunt |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/04/2012 |
Ky është një vëzhgim, një vlerësim si edhe disa rekomandime të konsideruara në lutje për brezin e ardhshëm të ungjillorëve. Përpara tyre gjenden dete të trazuar, shumë më të rrezikshëm se ata të përjetuar nga prindërit e tyre. Ata po shkojnë drejt një stuhie të plotë të apostazisë për të cilën pak prej tyre duket se janë të përgatitur. Shumica e asaj me të cilën do të përballen si dhe fakti që janë të pastërvitur për të përballuar me sukses atë që shtrihet përpara është të paktën pjesërisht faji i brezit paraardhës – brezit tim.
Autori: | T. A. McMahon |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/03/2012 |
Është për t’u admiruar zelli i Dëshmitarëve të Jehovait. Ata kushtojnë shumë orë duke shkuar derë më derë në përpjekje për t’i bindur njerëzit se ata nuk dinë të besojnë atë që besojnë. Edhe pse zelli është i lavdërueshëm, është tragjik nga ana tjetër.
Autori: | T. A. McMahon |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/02/2012 |
Ka histori të bollshme të atyre besimtarëve të cilët kanë mbijetuar dhe të cilët janë forcuar në besimin e tyre gjatë përndjekjes që kanë pësuar në vendet komuniste, vetëm për t'u shkretuar në ecjen e tyre me Zotin pasi kanë arritur të arratisen në Perëndim.
Autori: | T. A. McMahon |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/07/2011 |
Krishtlindja festohet në përgjithësi sot si një nga shumë pjesët e mbetura nga katolicizmi i Romës që i mbijetoi Reformimit. Historiani Uill Durant (Will Durant) na kujton se katolicizmi i Romës u zhvillua nga shkrirja midis paganizmit dhe krishterimit që ndodhi nën sundimin e Konstandinit herët në vitet 300. [...] Pavarësisht nga origjina e saj pagane/katolike si edhe komercializmi i trashë, ne mund të gëzohemi që Krishtlindja sjell çdo vit një kujtim për lindjen e Shpëtimtarit. Megjithatë, fatkeqësisht, festimet e Krishtlindjes përsëritin në përgjithësi atë pështjellim rreth asaj se kush është me të vërtetë Jezus Krishti, përse erdhi dhe se çfarë bëri.
Autori: | Dave Hunt |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/12/2010 |
Filmat janë mjeti më popullor i sotëm për ndikimin e kulturave në shkallë mbarëbotërore. Ata kanë qenë të efektshëm në këtë drejtim për pjesën më të madhe të shekullit. Ata janë dhe kanë qenë gjithmonë makina mësimi. Edhe pse shumica e njerëzve i konsiderojnë ata thjesht si zbavitje apo një mënyrë argëtimi, prapëseprapë ata mësojnë gjithmonë diçka.
Autori: | T. A. McMahon |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/03/2010 |
Muajin e kaluar ne filluam me pafundësinë e hapësirës dhe marrëzinë e plotë e imagjinatës së njeriut se ai mund ta eksplorojë atë me mjete të drejtuara nga njeriu. Tani ne i kthehemi marrëzisë së njëjtë të përpjekjeve të njeriut për të gjetur një lidhje evolucionare midis vetes dhe krijesave më të ulëta. Evolucionistët kanë qenë duke gërmuar me dëshpërim për të gjetur një lidhje fizike, por më kot. Nuk ka asnjë fosil që të tregojë një lidhje të tillë. Veç kësaj, edhe nëse do të kishte, kjo nuk do të vërtetonte asgjë.
Autori: | Dave Hunt |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/02/2010 |
Pavarësisht nga të gjitha dështimet tona për të sjellë paqe dhe mirëdashje mbi Tokë, Amerika të paktën mund të mburret për programin e saj hapësinor tepër të lavdëruar. Astronautët tanë kanë ecur në hënë. Astronautët tanë kanë studiuar horizontet më të largëta të universit me teleskopë dhe kanë zbuluar shumë prej mistereve të tyre.
Autori: | Dave Hunt |
Kategoria: | theb |
Data: | 01/01/2010 |
1
2
Pasuesi »
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…