Tozeri kur u quajt një mistik

«Disa nga miqtë e mi, plot gaz – dhe disa paksa ashpër – më kanë quajtur një “mistik”. Mirë, atëherë, dua të them këtë për çdo misticizëm që supozohet se unë kam. Nëse do të vinte një kryeengjëll nga qielli dhe do të fillonte të më jepte, të më tregonte, të më mësonte dhe të më jepte udhëzime, unë do t’i kërkoja [ku ndodhej] teksti. Do t’i thosha: “Ku thuhet kjo në Bibël? Dua ta di”. Dhe do të ngulja këmbë që kjo të ishte sipas shkrimeve, sepse unë nuk besoj në asnjë mësim jashtëbiblik, as në ndonjë mësim antibiblik ose në ndonjë mësim nënbiblik. Unë mendoj se duhet ta vëmë theksin atje ku e vendos Perëndia dhe të vazhdojmë ta vendosim atje dhe të shtjellojmë shkrimet dhe të kapemi pas shkrimeve. Unë nuk do ta – s’ka rëndësi nëse do të shihja një dritë mbi dritën e diellit, do ta mbaja gojën të mbyllur derisa ta shqyrtoja këtë me Danielin dhe Zbulesën dhe pjesën tjetër të shkrimeve për të parë nëse kishte ndonjë bazë në të vërtetën. Dhe nëse nuk do të kishte, do të mendoja se kisha ngrënë diçka që nuk duhet ta kisha ngrënë dhe nuk do të thosha asgjë rreth kësaj. Sepse unë nuk besoj në asgjë që është jobiblike ose që është antibiblike».

– «Çfarë ndryshimi bën Fryma e Shenjtë?», A. W. Tozer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *