Trutë tanë nuk janë ne

Brain That Wouldn't DieTrutë tanë nuk janë ne [Fragment]

«Mendja është ajo që bën truri», sipas Stiven Pinker (Steven Pinker), neuropsikologut të famshëm të Harvardit. Ne «s’jemi gjë tjetër, në fakt, veçse sjellja e një grumbulli të madh qelizash nervore dhe molekulave të lidhura të tyre», sipas bashkëzbuluesit dhe laureatit për Nobel, Francis Krik (Francis Crick). «Ju jeni sinapset tuaja», sipas neuroshkencëtarit Jozef LeDuks (Joseph LeDoux).

Neuro-reduksionizm, teoria se ne jemi në thelb trutë tanë, është aroma e javës në shkencën popullore. Ajo që e bën këtë akoma më të çuditshme është artikulli më i nxehtë në numrin e fundit të revistës «Bioetika», që mban titullin «Trutë tanë nuk janë ne». Normalisht në pararojën e sulmeve mbi reduktimin e personalitetit në një rrjet nervor të ngjashëm me një kompjuter janë filozofët jolëndor. Por ky studim, nga Uolter Glenëni (Walter Glannon), nga «Universiteti i Kalgarit», përdor një thumb tjetër, diçka që ai e quan «modeli i shpërndarë i mendjes». «Unë e sfidoj dhe e refuzoj neuro-reduksionizmin duke argumentuar se mendja del dhe formohet nga bashkëveprimi midis trurit, trupit dhe mjedisit. Mendja nuk e ka vendndodhjen te truri, por është e shpërndarë midis këtyre tri ekzistencave [entiteteve], ndërsa organizmi angazhohet dhe formon kuptim nga mjedisi i tij».

Glenëni nxjerr në pah se, edhe pse neuroshkencëtarët njohës e refuzojnë modelin dualist të një mendjeje jolëndor dhe një trupi lëndor, ata bien në një teori të diskutueshme barazisht – në dualizmin tru-trup. Kjo nuk arrin të vlerësojë efektet e trupit mbi trurin.

Mendja nuk është një tru pa trup në një vaskë lëndësh kimike, si në disa filma horror të shkallës-B, thotë ai. Transplanti i një truri në një trup tjetër nuk do ta ruante identitetin e personit. Me fjalët e neurofilozofit gjerman, Tomas Fuhs (Thomas Fuchs): «Truri është veçse një organ dhe ai që ka hyrje të ndërgjegjshme me botën nuk është truri, por organizmi ose personi i gjallë».

http://www.bioedge.org/index.php/bioethics/bioethics_article/8643/

[Koment nga THEB: Siç ka komentuar Dave Hunt: «[Artikujt] që ka shkruar Sër Xhon Ekles (Sir John Eccles) janë tepër tërheqëse […] ai e mori Çmimin Nobel për kërkimet mbi trurin. Ai e përshkruan trurin si: “Një makineri që një fantazmë mund ta drejtojë”. Truri yt nuk mendon; nëse po, ne do të ishim robër të truve tanë. Truri ynë është si një kompjuter që ne e përdorim. Ka një fantazmë në mekanizëm, siç thonë ata dhe truri është si një kompjuter që ne e përdorim për t’u ndërlidhur me këtë madhësi hapësirë-kohë-lëndë ku trupat tanë funksionojnë»].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *