Ungjilli nuk ka të bëjë fare me argëtimin e mishit apo që ta lehtësojë mëkatarin nga rrethanat që ka shkaktuar mëkati i tij. Ungjilli ka të bëjë me gjithçka që shpall shenjtërinë e Perëndisë, që shpall shthurjen e gjendjes njerëzore dhe që shpall çmimin e jashtëzakonshëm që pagoi Jezusi për të pajtuar mëkatarët e rënë në mëkat me një Perëndi të patëmetë. Ai është një mesazh për kthjellimin e njeriut mendjelehtë, për zgjimin e njeriut moskokëçarës dhe të shkujdesur; një mesazh për të thyer blasfemuesin, për të heshtur tallësin dhe për ta çuar në pendim mëkatarin. Ai është një mesazh për të përgatitur për qiellin krijesa të reja, jo për të riabilituar [riaftësuar] mëkatarët që të jetojnë më rehat në këtë tokë dhe më të begatë në këtë botë.