Ideja që vdekja ishte në krijimin përpara Rënies në mëkat ka ndërlikime të mëdha për karakterin e Perëndisë. I njëjti problem ngrihet nëse një mendon se Perëndia përdori evolucionin për të krijuar. Evolucioni është një proces i rastësishëm dhe prishës që kërkon vdekjen e miliona organizmave “të papërshtatshëm”. Forma kalimtare të panumërta duhet të kenë rrjedhur, vetëm për të rënë si viktima në marshimin e madh “përpara”. Në një pikë të caktuar, ky Perëndi i supozuar “i mirë” paracaktoi një lotari vdekjesh që rezultoi përfundimisht në njerëzit dhe më pas Perëndia vështroi mbajtësit e shëmbëlltyrës së Tij, duke qëndruar në majë të shtrese pas shtrese shkëmbinjsh të mbushur me mbetjet e miliarda gjërave të vdekura dhe e shpalli tërë krijimin e Tij – bashkë me evidencën e çdo vdekjeje dhe vuajtjeje që iu desh për ta krijuar atë – se ishte “shumë mirë” (Zanafilla 1:31).
–Lita Cosner dhe Gary Bates (Creation Ministries International)