Vjedhja e Amerikës

Vjedhja e Amerikës [Fragment]

Edhe pse jo të gjithë etërit themelues të Amerikës ishin të krishterë biblik, prapëseprapë Shtetet e Bashkuara ishin themeluar mbi parime biblike. Këta etër shpallën se të drejtat tona vijnë nga Perëndia, Krijuesi Sovran. Për shembull, «Deklarata e Pavarësisë» thotë:

Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, që midis këtyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

Etërit themelues të SHBA-së kuptuan se të drejtat tona vijnë nga Perëndia dhe se qeveria duhet të ekzistojë për të mbrojtur të drejtat tona. Por, nëse nuk ka një vend për Perëndinë, atëherë të drejtat tona mund të vijnë vetëm nga bujaria e shtetit dhe udhëheqësve të tij. Nëse të drejtat tona na i jep shteti, atëherë shteti mund t’i marrë ato.

Tomas Xhefersoni, në [shkrimet] «Shënime mbi shtetin e Virxhinias», 1781, shkroi: «Perëndia që na dha jetë na dha liri. Dhe a mund të konsiderohen të sigurta liritë e një kombi nëse ne kemi hequr të vetmen bazë të qëndrueshme të tyre, një bindje në mendjet e njerëzve se këto liri janë një dhuratë nga Perëndia».

Përveç kësaj, nëse nuk ka Perëndi, atëherë njerëzit nuk janë «krijuar» dhe nuk janë medoemos «të barabartë»: Çarls Darvini shpalli se njeriu evoluoi dhe nuk është krijuar dhe se disa janë më të evoluar se të tjerët. Shteti mund të bëhet, në thelb, një perëndi i ri. Darvini shkroi:

«Racat e qytetëruara të njeriut do të asgjësojnë dhe zëvendësojnë pothuaj pa përjashtim racat e egra kudo në botë…. Në atë kohë e çara midis njeriut dhe aleatëve të tij më të afërt do të jetë më e madhe, sepse ajo do të ndërhyjë midis njeriut në një gjendje më të qytetëruar, siç mund të shpresojmë, madje më e madhe se kaukazianët dhe disa majmunë më e vogël se [majmunët] babunë, në vend [ndryshimit] që ekziston tani midis zezakut ose australianit dhe gorillës».

Çarls Darvin, «Ulja e njeriut», 1871.

http://www.answersingenesis.org/articles/2008/09/23/stealing-of-america

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *