Zemra juaj mos u trondittë

Ka qenë njëri në këtë botë që quhej Jezusi nga Nazareti dhe është pikërisht Ai që të thotë: «Zemra juaj mos u trondittë […] besoni në mua», që do të thotë, «Ejani tek unë, më tregoni shqetësimet tuaja, më bëni të njohura të gjitha vështirësitë tuaja për Perëndinë, vështirësinë e lutjes, vështirësinë e vullnetit tuaj të dobët dhe të dështimit». Nuk ka rëndësi se çfarë është ajo gjë që të shqetëson dhe të merakos. Mund të jetë mundësia e luftës, mund të jetë sëmundja, mund të jenë probleme në punë, mund të jetë vetë dobësia juaj moralisht në fushën e vullnetit tënd – çfarëdo qoftë, çfarëdo që po të shqetëson dhe po të brengos, shko tek ai për këtë gjë. Ai është i vetmi që të deshi aq sa të vdiste për ty. Ai tha: «Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje» (Mt. 11:28). Nuk ka arsye që ju të jeni i brengosur dhe i shqetësuar. Besoni në Krishtin. Besoni në Birin e Perëndisë, në Zotin Jezus Krisht që erdhi në tokë për t’ju çliruar nga po kjo gjë dhe që ka hequr çdo pengesë midis teje dhe Perëndisë dhe që mund t’ju japë juve çlodhje dhe paqe këtu dhe tani.

— Martyn Lloyd-Jones, «Zemra juaj mos u trondittë», fq. 27

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *