Asnjë mbret në Izrael

«Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij» (Gjyqtaret 17:6).

Katër herë në Librin e Gjyqtarëve na thuhet se «në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael» (Gjyqtaret 17:6; 18:1; 19:1; 21:25), duke treguar se libri duhet të jetë hartuar ose nga Samueli (gjyqtari i fundit) ose nga dikush tjetër i brezit të tij a më vonë. [Rasti] i parë dhe i fundit nga këta (që është edhe vargu i fundit i librit) shtojnë që «secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij». Duke mos patur qeveri të centralizuar, kishte vetëm udhëheqës fisnorë. Herë pas here ndonjë nga këta do të merrte ndjekës nga fiset e tjera; këta ishin «gjyqtarët» që Perëndia ngrinte për të drejtuar popullin nga skllavëria me rastin e pendimit dhe lutjes së përgjithshme.

Për të mos qenë tepër kritikë ndaj izraelitë të lashtë për refuzimin e Perëndisë si mbretin e tyre dhe që vepruan sipas mënyrës së tyre, kjo është në thelb ajo që po bëjnë njerëzit sot. «Nuk ka frikë Perëndie para syve të tyre» dhe ata janë «dëfrimdashës më shumë se perëndidashës» (Rom. 3:18 dhe 2 Timoteut 3:4). Kur çdo njeri beson atë që është e rehatshme dhe bën ashtu siç i pëlqen, ai bëhet, në fakt, perëndi i vetvetes dhe kjo nuk është gjë tjetër veç humanizëm. Por ashtu siç ishte bosh ky humanizëm i lashtë dhe njerëzit kërkuan shumë shpejt një mbret njerëzor, po kështu humanizmi ateist modern do t’i rikthehet panteizmit dhe bota në atë kohë do t’i dorëzohet një mbreti humanist që do t’i drejtojë ata drejt një përballjeje të tmerrshme dhe përfundimtarë me të vërtetin Mbret të mbretërve.

Henry Madison Morris, Ph.D. (6 tetor, 1918 – 25 shkurt, 2006) ishte një krijimbesues amerikan për një tokë të re dhe një apologjet i krishterë.

(Ditë Lavdërimi, «Instituti për Kërkimet mbi Krijimin», www.icr.org, 9 tetor, 2008)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *