Dita e shlyerjes (Levitiku 16)

Dita më e madhe në kalendarin judaik ishte Dita e Shlyerjes (hebraishte Yôm Kippur) kur kryeprifti shkonte në Vendin Shumë të Shenjtë me gjakun e flijimit për të bërë shlyerjen për vete dhe për popullin. Ajo binte në ditën e dhjetë të muajit të shtatë, pesë ditë para festës së Tabernakujve. Edhe pse Dita e Shlyerjes renditet thjesht me festat e Jehovait, ishte zakonisht një kohë agjërimi dhe solemniteti (23:27-32). Do të ishte e dobishme të kujtojmë se në këtë kapitull Vendi Shumë i Shenjtë («Shenjtëria e shenjtërive») quhet Vendi i Shenjtë dhe Vendi i Shenjtë quhet çadra e mbledhjes. 16:1-3 Sakrilegji i dy bijve të Aaronit, Nadabit dhe Abihut, përbën sfondin e këtyre udhëzimeve. Një fat i ngjashëm me të tyrin do të binte mbi kryepriftin nëse ai hynte në Vendin Shumë të Shenjtë në një ditë çfarëdo që nuk ishte Dita e Shlyerjes. Dhe në atë ditë ai duhej të merrte gjakun e një demi të vogël për flijimin për mëkatin dhe një dash për olokaustin. 16:4-10 Rendi i ngjarjeve nuk është i lehtë për t’u ndjekur, por më pas kemi paraqitur skicën e përgjithshme të ritit. Në fillim kryeprifti lahej dhe vishej me veshjet prej liri (v. 4). Si rit paraprak ai sillte një mëzat dhe një dash në tabernakull. Ai duhej t’i ofronte këto për vete dhe për familjen e tij, demin për flijimin e mëkatit dhe dashin për olokaustin (v. 3). Ai sillte dy cjep dhe një dash, që do t’i ofronte për popullin: dy cjeptë për flijimin e mëkatit dhe dashin për olokaustin (v. 5). Ai i paraqiste dy cjeptë para hyrjes së çadrës së mbledhjes dhe i hidhte në shortnjëri prej tyre për Zotin dhe tjetri si cjap për shlyerjen e fajit (v. 7,8). Fjala e përkthyer «cjap për shlyerjen» është azazel, që do të thotë «cjapi i nisjes». 16:11-22 Më pas ai vriste demin e vogël të flijimit për mëkatin për vete dhe për shtëpinë e tij (v. 11). Më pasi ai merrte një temjanicë plot me qymyrë të ndezur, me duart e tij të mbushura me temjan të parfumuar në pluhur dhe i çonte në Vendin Shumë të Shenjtë. Atje ai derdhte temjanin mbi qymyrët e ndezur, të cilët lëshonin renë e temjanit mbulonte pajtuesin (v. 12,13). Ai kthehej në altarin e olokaustit për pak gjak të demit të vogël, e çonte në Vendin Shumë të Shenjtë dhe e spërkaste majën e pajtuesit dhe pjesën ballore shtatë herë (v. 14). Ai vriste cjapin e zgjedhur për flijimin e mëkatit (v. 8) dhe e spërkaste gjakun e tij, ashtu siç bënte me gjakun e demit, para dhe në majë të pajtuesit (v. 9,15). Kështu bënte shlyerjen për shenjtëroren, për shkak të papastërtive të bijve të Izraelit (v. 16). Duke spërkatur gjakun, ai gjithashtu bënte shlyerjen për tabernakullin dhe për altarin e olokaustit (v. 18,19), edhe pse hollësitë këtu nuk janë të qarta. Shlyerja fillonte me Vendin Shumë të Shenjtë, pastaj vazhdonte jashtë Vendit të Shenjtë dhe përfundonte te altari i bronztë (v. 15-19). Pasi vendoste të dyja duart e tij mbi kokën e cjapit për shlyerjen (v. 8) dhe rrëfente mëkatet e popullit (v. 10,20,21) një njeri i zgjedhur e çonte cjapinshkretëtirë (v. 21,22). Të dy cjeptë simbolizonin dy aspektet e ndryshme të shlyerjes: «ai që përmbush karakterin dhe shenjtërinë e Perëndisë dhe ai që përmbush nevojën që ka mëkatari për heqjen e mëkateve të tij»{{20}}. Vendosja e duarve të Aaronit në kokën e cjapit të gjallë simbolizon vendosjen e mëkateve të Izraelit (dhe tonat) në Krishtin për t’u hequr përgjithmonë (v. 21). Shkrimtari i himnit është shprehur në këtë mënyrë:
Mëkatet e mia u vunë mbi Jezusin, Qengjin e patëmetë të Perëndisë; Ai i mbarti ato dhe më çliroi nga e mallkuara peshë. Faji im u mbart nga Jezusi. Ai pastroi njollat e kuqërreme me gjakun e Tij më të çmuar, Dhe asnjë njollë më nuk mbet. Horacius Bonar (Horatius Bonar, alt.)
16:23-33 Kryeprifti lahej në një vend të shenjtë, mbase te legeni, pastaj vishte rrobat e tij të lavdisë dhe të bukurisë (v. 23,24a). Tradita judaike thotë se rrobat e bardha prej liri nuk visheshin më. Kryeprifti më pas ofronte dy deshë si olokaust, një për vete dhe tjetrin për popullin (v. 24b). Ai digjte dhjamin e dy flijimeve për mëkatinnë altar, ndërsa lëkurët,mishin dhe ndyrësitë e tyre digjeshin jashtë kampit (v. 25,27). Edhe lëkura e olokaustit, që zakonisht i takonte priftit (7:8), duhej të digjej. Sipas Talmudit judaik, kryeprifti shkonte në Vendin Shumë të Shenjtë pas flijimit të mbrëmjes për të çuar temjanicën. Në ritin e shlyerjes, populli rrëfente mëkatet e tij dhe nuk punonte (v. 29). Nga sa u tha më sipër duket se kryeprifti hynte në Vendin Shumë të Shenjtë të paktën katër herë. Kjo nuk bie në kundërshtim me Hebrenjve 9:7-12, ku mendimi është se kishte vetëm një ditë në vit kur mund të hynte kryeprifti. 16:34 Pavarësisht nga ceremonitë solemne të kësaj dite, dështimi i tyre për të zgjidhur çështjen e mëkatit në mënyrë të mjaftueshme është shkruar përbri tyre me fjalët «një herë në vit». «Sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatet» (Heb. 10:4). Në dallim të gjallë është vepra e Krishtit, me anë të së cilës mëkatet e njerëzve hiqen plotësisht, duke mos u mbuluar thjesht për një vit! Izak Uatsi (Isaac Watts) e shpreh në këtë mënyrë: Jo tërë gjaku i kafshëve të vrara në altaret judaike, mund t’i japë paqe ndërgjegjes fajtore, apo të lajnë njollën e saj. Por Krishti, Qengji qiellor ka hequr mënjanë mëkatet tona. Një flijim i fisshëm dhe me gjak më të pasur se ato. [20] G. Morrish, botues, New and Concise Bible Dictionary, f. 91.[[20]]
[previous][next]