17:1-9 Komentuesit japin paraqitje të ndryshme për vargjet 1-9. 1. Pjesa ndalonte vrasjen e çdo kafshe, edhe për ushqim, pa i ofruar në tabernakull. 2. Ndalonte ofrimin e kafshëve të flijimit në fusha apo në ndonjë vend tjetër jashtë tabernakullit. 3. Ndalonte therjen e kafshëve të flijimit për ushqim, për aq kohë sa njerëzit ishin në shkretëtirë. Kjo ndryshoi kur populli shkoi në Tokën e Premtuar (Ligji i Perterire 12:15). Morgani shpjegon:
Fjala hebraike (që është përkthyer si ‘djaj’ te KJV dhe ‘dhia djall’ te ASV) është fjalë për fjalë ‘leshatak’. Te Isaia 13:21 dhe 34:14 është përkthyer ‘satir’ në Autorized Vershën (Authorised Version) dhe ‘dhi të egra’ në Ëmerikan Standard Vershën (American Standard Version). ‘Satir’ ishte një qenie imagjinare, gjysmëdhi e gjysmënjeri, me natyrë djallëzore. Në Egjipt adhurohej njeriu-dhi, i quajtur Pan. Duket sikur kjo fjalë pranonte faktin se këta njerëz kishin adhuruar në Egjipt këtë perëndi të rremë{{21}}.
17:10-14 Ngrënia e gjakut ishte gjithashtu e ndaluar. Gjaku ishte për shlyerjen, jo për ushqim. «Jeta e mishit është në gjak» (v. 11). Parimi përtej shlyerjes është jetë për jetë, meqë paga e mëkatit është vdekja, e simbolizuar nga derdhja e gjakut, po kështu edhe «pa derdhje gjaku nuk ka falje». Falja nuk vjen ngaqë ndëshkimi i mëkatit është shfajësuar, por ngaqë ka kaluar në një flijim, gjaku i të cilit është derdhur. Vargu 11 është një ndër vargjet kyç te Levitiku dhe duhet ngulitur përmendësh. Kur vritej një kafshë, gjaku i saj kullohej menjëherë. Një kafshë që vdiste aksidentalisht ishte e papastër, sepse gjaku i saj nuk ishte mpiksur menjëherë.
17:15,16 Kjo i referohet një personi që,pa e ditur, hante mishin e një kafshe që nuk i ishte zbrazur gjaku. Për pastrimin e tij kishte rregulla të caktuara. Por nëse ai nuk i pranonte këto rregulla, ai duhej të ndëshkohej.
[21] G. Campbell Morgan, Searchlights from the Word, f. 38.[[21]]