Letra drejtuar Titit

Kjo është një letër e shkurtër, por përmban një thelb të atillë të doktrinës së krishterë dhe është ndërtuar në një të atillë mënyrë mjeshtërore, saqë përmban gjithçka që është e nevojshme për njohjen dhe jetën e krishterë.Martin Luter

I. Vendi unik në Kanun

Tre kapituj të shkurtër shkruar rreth njëzet shekuj më parë drejtuar një misionari pak të njohur në një ishull të vogël nga një misionar plak i ditur – çfarë rëndësie të mundshme mund të ketë kjo për të krishterët e shekullit “të ndritur” XXI? Mirënjohje, nëse do të ishin vetëm fjalët e Palit (dhe shumë liberalë nuk janë mirënjohës as më këtë!) ato do të kishin thjesht një interes për historianët e kishës apo studiuesit e mendimit të hershëm të krishterë.

Por këto janë gjithashtu “fjalë që i mëson Fryma e Shenjtë” dhe si të tilla japin një ndihmesë për të bërë atë që asnjë libër tjetër nuk mund ta bëjë. Shtjellimi i temës së pleqve forcon dhe i vjen në ndihmë mësimit të ngjashëm që gjendet te Letra e Parë drejtuar Timoteut. Përsëritja nuk është e tepërt, por ashtu si shumë pjesë paralele në Bibël, sidomos në DhV, thjesht thekson se sa shumë Perëndia dëshiron që njerëzit e Tij të kuptojnë disa parime.

Mbase pjesa më e çmuar e Titit është kapitulli 2:11-14, e cila u shkrua me një stil plot dashuri të baraspeshuar, që nxjerr në pah doktrinën e hirit.

II. Autorësia

Shikoni Hyrjen te letrat baritore për një shtjellim të autorësisë së Letrës së Titit.

III. Data

Për shkak të ngjashmërive të temave dhe fjalëve, studiuesit konservativë besojnë se Letra e Titit është shkruar në të njëjtën kohë apo menjëherë pas 1 Timoteut. Në çdo rast ajo vihet midis 1 dhe 2 të Timoteut përsa i përket kohës, dhe jo pas 2 Timoteut. Megjithëse një kohë e saktë është e pamundur të jepet, mendohet se letra u shkrua midis viteve 64 dhe 66 m.K. Vendi i origjinës ka gjasa të jetë Maqedonia.

IV. Tema

Përveç temave të përgjithshme që paraqet Letra e Titit të përbashkëta me dy letrat e tjera baritore (shikoni Hyrjen e letrave baritore), Letra e Titit jep një përmbledhje të saktë se si duhet të stolisë një besimtar doktrinën e hirit me perëndishmërinë dhe veprat e mira. Shumë vetë sot, që duken se pëlqejnë doktrinën e hirit, në dukje kanë pak interes ta shfaqin atë në vepra të mira, apo madje në perëndishmëri. Një qëndrim i tillë është i gabuar dhe hedh mendimin e një keqkuptimi të hirit të vërtetë.

Pali përmbledh temën në mënyrë të përsosur: “Kjo fjalë është e sigurt, dhe dua që ti të pohosh me forcë këto gjëra, që ata që kanë besuar në Perëndinë të kujdesen për të kryer vepra të mira.” (3:8a).

PËRMBLEDHJE

I. PËRSHËNDETJE (1:1-4)
II. PLEQTË NË ASAMBLE (1:5-9)
III. GABIMI NË ASAMBLE (1:10-16)
IV. USHTRIMI NË ASAMBLE (2:1-15)
V. NXITJA NË ASAMBLE (3:1-11)
VI. MBYLLJE (3:12-15)

[previous][next]