Ligjet ceremoniale dhe morale (Levitiku 24)

Te kapitulli 23 shtjelloheshin festat vjetore. Tani shtjellohen shërbesat ditore dhe javore para Zotit. 24:1-9 Vaji i pastër prej ullinjsh të shtypur duhej të digjej në shandanin prej floriri para Zotit vazhdimisht. Dymbëdhjetë kuleçët duhej të vendoseshin në dy radhë mbi tryezën e bukëve të paraqitjes dhe të zëvendësoheshin çdo të shtunë. Temjani i përmendur në vargun 7 i përkiste Zotit. Ai i ofrohej Jehovait kur buka e vjetër hiqej dhe u jepej priftërinjve për ushqim. 24:10-23 Më pas kemi rrëfimin e menjëhershëm të birit një gruaje izraelite dhe një egjiptiani, që u vra me gurë, ngaqë kishte mallkuar Perëndinë (v. 10-16, 23). Ndodhia tregon se ligji ishte i njëjtë për çdo njeri që jetonte në kampin e Izraelit, qoftë jude me gjak të pastër ose jo (v. 22). Ajo tregon se blasfemia, ashtu si vrasja, ishin të ndëshkueshme me vdekje (v. 14,16,17,23); (vargu 16 ishte mbase ligji kundër blasfemisë, që judenjtë iu referoheshin kur thoshin: «Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë» (Gjoni 19:7)). Kjo tregon se shlyerja e dëmit bëhej për krimet e tjera (v. 18,21). Së fundi ndodhia tregon se:
Shlyerja e dëmit ishte një parim bazë i ligjit: e gabuara duhej të ndreqej. Butësia i solli ligjit një emër të keq. Ligji i shpagimit merret nëpër këmbë sot në botën perëndimore, por njerëzit e mençur nuk mund ta lënë t’u shpëtojë. a. Në shoqërinë e lashtë, ndëshkimi jepej zakonisht sipas masës së gabimit. Ndëshkimi me shpagim ishte një hap i madh drejt drejtësisë së vërtetë. b. Për më tepër, rehabilitimi si ndëshkim – zgjedhja e parapëlqyer më shumë – vuan nga subjektivizmi. Kush mund të vendosë nëse një njeri është i rehabilituar, i gatshëm për t’u bashkuar me shoqërinë? Kushtet mund të jenë të buta sot, por çfarë mund të themi për të nesërmen? Drejtësia e vërtetë është një sy (dhe jo më tepër) për tjetrin sy (Shënime të përditshme të Skripçër Juniën {Scripture Union}).
Te vargjet 1-9 shohim një simbol të Izraelit ashtu siç e mendon Perëndia. Te vargjet 10-16 njeriu që mallkon simbolizon Izraelin në gjendjen që arriti me kalimin e kohës, duke blasfemuar Emrin me mallkimin: «Gjaku i Tij rëntë mbi ne dhe bijtë tanë».