Viti i shabatit dhe i jubileut (Levitiku 25)

Ligjet në kapitujt 25-27 iu dhanë Moisiut në malin Sinai dhe jo brenda tabernakullit (25:1; 26:46; 27:34). 25:1-7 Çdo vit i shtatë duhej të kremtohej si viti i shabatit. Toka duhej të lihej djerrë (e pambjellë). Ushqimi për popullin do të sigurohej nga të korrat që rriteshin vetvetiu. Pronari nuk duhej të korrte, por duhej ta linte të lirë për t’u përdorur nga njerëzit. 25:8-17 Viti i pesëdhjetë ishte gjithashtu një shabat, i njohur si viti i jubileut. Ai fillonte Ditën e Shlyerjes i ndjekur nga shtatë cikle të shtunash (dyzet e nëntë vite). Skllevërit duhej të liroheshin, toka duhej të lihej djerrë dhe duhej t’i kthehej pronarit të saj fillestar. Çmimi i një skllavi apo një cope toke zbriste ndërsa afrohej viti jubile (v. 15-17) dhe tërë shkëmbimet për punë duhej të merrnin parasysh këtë fakt. Fjalët: «do të shpallni në vend lirinë për të gjithë banorët e tij» (v. 10 KJV) janë shkruar te Këmbana e Lirisë e Shteteve të Bashkuara. Besimtarët sot mund ta lidhin vitin e jubileut me ardhjen e Zotit. Ndërsa i afrohemi ardhjes së Tij, pasuria jonë materiale zbret në vlerë. Në çastin kur të vijë, paratë, pasuritë e paluajtshme dhe investimet tona do të jenë pa vlerë. Gjëja e duhur është t’i vëmë këto gjëra për veprën e Tij sot! 25:18-22 Lidhur me vitin e shabatit, njerëzit mund të çuditen se si mund të kishin ushqim të mjaftueshëm atë vit dhe vitin që vinte. Perëndia kishte premtuar se nëse ata do të bindeshin, Ai do t’u jepte atyre të korra të bollshme gjatë vitit të gjashtë për të ngrënë për tre vjet me radhë. Një herë në pesëdhjetë vjet duhej të kalonin dy vite të njëpasnjëshëm ku nuk do të kishte mbjellje apo korrje, pra, ku viti i rregullt i shabatit do të ndiqej nga një vit jubileu. Mendohet se Zoti ka dhënë të korra të mbara në dyzet e tetë vjet për të ngrënë për katër vitet e ardhshme. Disa studiues besojnë se, me llogaritje përfshirëse, viti i dyzet e nëntë ishte viti i pesëdhjetë. Sido që të jetë, ky është një shembull i lashtë i ekologjisë së mirë: ruajtja e pjellorisë së tokës nga pushimi i detyruar. Në kohët moderne ka shqetësim gjithnjë e më tepër për ruajtjen e burimeve të planetit. Si zakonisht, Fjala e Perëndisë është shumë shekuj para. 25:23-28 Toka mund të shitej, por jo përgjithnjë, sepse Jehovai është Pronari i saj. Kishte tri mënyra sipas të cilave mund të «shpengohej» toka (për t’iu kthyer pronarit të vjetër jude): i afërti më i ngushtë mund ta blinte përsëri për shitësin (pronari origjinar) (v. 25); shitësi (pronari origjinar, d.m.th. i parë), nëse rifitonte aftësinë financiare paguese, mund ta shpengonte duke paguar blerësin për vitet që mbetnin deri në vitin jubile (v. 26,27); përndryshe toka menjëherë i kthehej pronarit të parë në vitin e jubileut (v. 28). 25:29-34 Një shtëpi në një qytet të rrethuar me mure ishte objekt shpengimi për një vit; pas kësaj, bëhej prona e pronarit të vet përgjithnjë. Shtëpitëfshatra të parrethuara konsideroheshin si pjesë e tokës dhe i ktheheshin pronarit të parë në vitin e jubileut. Shtëpitë me pronarë levitëqytetet e veçanta caktuar atyre ishin gjithnjë objekt shpengimi nga levitët. Tokat caktuara levitëve si pronë e përjetshme nuk mund të shiteshin. 25:35-38 Nëse një izraelit futej në borxh dhe varfërohej, kreditorët e tij judenj nuk duhej ta shtypnin. Ata nuk duhej t’i ngarkonin asnjë përfitim mbi paratë, apo t’i kërkonin ushqim shtesë për ushqimet që kishte marrë hua. 25:39-46 Nëse një izraelit varfërohej dhe shiste veten te një kreditues jude për mospagim të borxhit, ai nuk duhej të trajtohej si skllav, por ai argat dhe duhej të çlirohej vitin e jubileut, nëse ky binte në fund të vitit të tij të gjashtë të shërbimit. Judenjve u lejohej të kishin skllevër nga kombet pagane dhe ata konsideroheshin prona e tyre për t’ia kaluar pasardhësve të tyre. Por judenjtë nuk duhej të ishin skllevër të njëri-tjetrit. 25:47-54 Nëse një jude ia shiste veten një pagani që jetonte në atë vend, judeu gjithmonë duhej të kthehej si më parë dhe të çlirohej. Çmimi i shpengimit përcaktohej nga numri i viteve që mbetnin deri në vitin e jubileut. Shpenguesit e afërt mund ta përdornin judeun si argat deri në vitin e jubileut. Nëse asnjë i afërm nuk e shpengonte, atëherë ai çlirohej plotësisht vitin e jubileut. 25:55 Ky varg është një kujtesë e gjallë që izraelitët dhe toka e tyre (v. 23) i përkisnin Zotit dhe Ai duhej të njihej si Pronari me të drejta të plota. As populli i Perëndisë, as toka e Perëndisë nuk mund të shiteshin përgjithnjë.