Një burrë nga 20-60 vjeç 50 sikla Një grua nga 20-60vjeç 30 sikla Një mashkull nga 5-20 vjeç 20 sikla Një femër nga 5-20 vjeç 10 sikla Një mashkull nga 1 muaj deri në 5 vjet 5 sikla Një femër nga 1 muaj deri në 5 vjet 3 sikla Një mashkull 60 vjeç e lart 15 sikla Një femër 60 vjeç e lart 10 sikla27:8 Nëse një njeri ishte tepër i varfër për të shpenguar kushtin e tij sipas kësaj tabele, atëherë prifti përcaktonte një masë, duke pasur parasysh mjetet e tij. 27:9-13 Nëse kushti ishte një kafshë, zbatoheshin këto rregulla: Një kafshë e pastër, e vlefshme për t’u flijuar, nuk mund të shpengohej (v. 9). Ajo i duhej ofruar Zotit mbi altar (Num. 18:17); asgjë nuk duhej fituar me anë të shkëmbimit të një kafshe me një tjetër, sepse të dyja do të bëheshin të Zotit (v. 10, 33); një kafshë e papastër mund të shpengohej duke paguar vlerësimin e vënë për të nga prifti, duke shtuar edhe një të pestën (v. 11-13). 27:14,15 Nëse dikush kushtonte shtëpinë e tij për Zotin, ai mund të ndërronte mendje dhe mund ta blinte atë duke paguar vlerësimin e bërë nga prifti, duke shtuar edhe një të pestën. 27:16-18 Vlerësimi i një are ishte i ndërlikuar nga fakti se ajo i kthehej pronarit fillestar në vitin e jubileut. Nëse kushtohej nga pronari fillestar, pra, nëse ai kishte të drejtën e trashëgimisë, atëherë vlenin rregullat te vargjet 16-21. Ajo vlerësohej në bazë të farës së nevojshme për ta mbjellë. Për shembull, nëse një omer farë elbi mbillej në të, atëherë vlerësohej pesëdhjetë sikla argjendi. Nëse ara ishte kushtuar afër apo gjatë vitit të jubileut, atëherë vlerësimi i mësipërm ishte i vlefshëm. Por në rast se kushtohej disa vite pas jubileut, atëherë vlera e arës zvogëlohej shkallë-shkallë. Me fjalë të tjera, ara do të vlente vetëm 30 sikla nëse ishte kushtuar 20 vjet pas vitit të jubileut. 27:19-21 Nëse ara shpengohej, atëherë kërkohej një pagesë sa një e pesta. Nëse, pasi i ishte dhënë toka Zotit, pronari nuk e shpengonte pas vitit të jubileut, ose nëse ai fshehurazi ia shiste dikujt tjetër, nuk do të mund ta shpengonte më, por bëhej pronë e priftit në vitin e jubileut. Atëherë toka «do të jetë e shenjtë për Zotin» apo «i ishte caktuar» Atij. 27:22-25 Nëse një arë kushtohej nga dikush që nuk ishte pronari i saj fillestar, pra, nga dikush që e kishte blerë atë, atëherë zbatohen vargjet 22-25. Prifti caktonte një vlerë të pronës, në varësi të të korrave që do të merreshin para vitit të jubileut. Në atë vit, ara i kalonte pronarit të saj fillestar. 27:26,27 I parëlinduri i një kafshe flijimi nuk mund t’i kushtohej Zotit, sepse, gjithsesi, i përkiste Atij. I parëlinduri i një kafshe të papastër mund të shpengohej duke paguar vlerësimin e caktuar nga prifti, duke shtuar edhe një të pestën. Përndryshe prifti do ta shiste. 27:28,29 Asgjë që kishte marrë dënimin me vdekje apo shfarosje nuk mund të shpengohej. Kjo është ajo që nënkuptohej me një gjë e caktuar apo e ndaluar. Prandaj një djalë që mallkonte prindërit e tij nuk mund të shpengohej; ai duhet të vritej. Duhet vënë re se ka një dallim të rëndësishëm në këtë kapitull midis asaj që është përkushtuar (NASB) apo shenjtëruar (KJV) dhe asaj që është e ndaluar (NASB) apo e caktuar (NKJV, KJV). Gjërat e shenjtëruara me anë të kushtimit – pra, të vëna mënjanë për përdorim hyjnor – mund të shpengoheshin. Gjërat e kushtuara jepeshin plotësisht dhe përfundimisht, dhe nuk mund të shpengoheshin. 27:30,31 E dhjeta e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takonte Zotit. Nëse dikush kishte dëshirë ta mbante, atëherë do t’i shtonte një të pestën. 27:32,33 Shprehja «që kalojnë nën shufrën» i referohet praktikës së numërimit të deleve apo dhive, duke i detyruar të kalonin nën shkopin e bariut. Lezli Flini (Leslie Flynn) komenton:
Me shkopin në dorë, ai [bariu] do të prekte çdo të dhjetën e deleve. Ai nuk mund të ndryshonte në asnjë mënyrë rendin e tyre, në mënyrë që një kafshë e mirë t’i shpëtonte vendit të dhjetë. Nëse ai përpiqej të ndryshonte rendin, si e dhjeta e vërtetë, po ashtu edhe ndërrimi i qëllimshëm, do të ishin të Zotit{{24}}.E dhjeta e parë quhej e dhjeta levitike, sepse u paguhej levitëve (Num. 18:21-24). Një e dhjetë e dytë, që në pamje të parë është ndryshe nga e para, përshkruhet te Ligji i Perterire 14:22-29. 27:34 Urdhërimet që Zoti i dha Moisiut në vargun e fundit të Levitikut mbase i referohen tërë librit. Pasi studiuam larminë e riteve të hollësishme dhe të flijimeve të gjakut, mund të gëzohemi me Methju Henrin (Matthew Henry) se
Nuk jemi nën hijet e errëta të ligjit, por gëzojmë dritën e qartë të ungjillit; nuk jemi nën zgjedhën e rëndë të ligjit dhe urdhrave mishërore të tij, por nën udhëzimet e ëmbla dhe të lehta të ungjillit, të cilat thonë që ata [që kanë besuar] janë adhuruesit e vërtetë që adhurojnë Atin, në frymë e të vërtetë, vetëm me anë të Krishtit dhe në emrin e Tij, i cili është prifti, tempulli, altari, flijimi, pastrimi dhe gjithçka. Le të mos mendojmë se, meqë nuk jemi të lidhur me pastrimet, festat dhe blatimet rituale, mund ta nderojmë Perëndinë me shkujdesje, pak kohë dhe përkushtim të vogël. Jo, por më tepër le të kemi zemrat tona më të mbushura së tepërmi me ofertat vullnetare të lavdërimit të Tij, më të ndezura me dashuri dhe gëzim të shenjtë dhe më të përfshira në seriozitetin e mendimit dhe sinqeritetin e qëllimit. Duke pasur liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit, le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke adhuruar Perëndinë me më tepër gëzim dhe besim të përulur, duke thënë akoma: I bekuar qoftë Perëndia për Jezu Krishtin! {{25}}.[[24]](27:32,33) Leslie B. Flynn, Your God and Your Gold, f. 30,31.[[24]] [[25]](27:34) Henry, “Leviticus”, I:562.[[25]] BIBLIOGRAFI Bonar, Andrew. A Commentary on the Book of Leviticus. 1852. Ribotim. Grand Rapids: Baker Book House, 1978. Borland, James A. “Leviticus”. Në Liberty Bible Commentary, Lynchburg, VA: The Old-Time Gospel Hour, 1982. Coleman, Robert O. “Leviticus”. Në Wycliffe Bible Commentary. Chicago: Moody Press, 1962. Harrison, R. K. Leviticus: An Introduction and Commentary. The Tyndale Old Testament Commentaries. Downers Grove, IL: InterVarsity Press, 1980. Henry, Matthew. “Leviticus”. Në Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible. Vëll. 1. MacLean, VA: MacDonald Publishing Company, n.d. Jukes, Andrew. The law of the Offerings. Londër: The Lamp Press, 1954. Keil, C. F. dhe Delitzsch, F. “Leviticus”. Në Biblical Commentary on the Old Testament. The Pentateuch, Vëll. 4. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971. Lindsey, F. Duane. “Leviticus”. Në The Bible Knowledge Commentary. Wheaton, IL: Victor Books, 1985. Smith, Arthur E. Leviticus for Lambs. Shtypur privatisht, n.d. Clarke, A. G. “The Levitical Offerings”, Precious Seed Magazine, 1960.
[previous][next]