Kur u mbush koha

«Por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit» (Galatasve 4:4).

[THEB: Jezusi erdhi kur u mbush koha. Ai erdhi kur Roma sundonte botën e njohur me (paqen) e saj Pax Romana, duke e bërë udhëtimin më të sigurt dhe një gjuhë e përbashkët (greqishtja) e bënte më të lehtë përhapjen e informacionit. Ai erdhi kur praktika e kryqëzimit, gjeri në atë kohë e panjohur për Izraelin, por e profetizuar në Psalmi 22, ishte ndëshkimi me vdekje romak. Ai erdhi kur Ligji kishte treguar se ishte «mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit» (Galatasve 3:24). Ai erdhi kur gjithçka ishte gati].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *