A mund të jesh i mashtruar – Pjesa 1

pfoA mund të jesh i mashtruar? [Fragment – Pjesa 1)

Përse janë të krishterët kaq naivë dhe kaq të prirur ndaj mashtrimit? Çfarë mund të jetë vallë mbrapa kësaj?

Së pari, për shkak se themeli i jetës së krishterë është besimi. Megjithëkëtë, që ne mund të besojmë gjërat e gabuara është bërë mjaft e qartë në Bibël. Ne duhet të dimë se çfarë besojmë dhe përse dhe që jemi duke besuar gjërat e duhura. Ne nuk mund të besojmë thjesht çdo gjë. Objektet tona të besimit duhet të jenë Perëndia dhe Fjala e Tij, jo njeriu apo pohimet e çmendura. Dr. Bruce Bickel na kujton: “Tepër shpesh ajo që ofrohet si unitet është në fakt kompromis. Është më mirë që të ndahemi për shkak të së vërtetës se të bashkohemi në gabim”{{1}}.

Së dyti, i krishteri është urdhëruar të dojë. Dashuria ka prirjen të pranojë dhe është e gatshme të mos vërë re. Megjithëkëtë, dashuria që nuk është e strukturuar në të vërtetën është sentimentalizëm dhe është aq me naze dhe e dobët që mund të manipulohet dhe të çohet në rrugën e gabuar.

Ne nuk mund të ngatërrojmë dashurinë me emocionalizmin apo dashurinë me ndjenjat. Dashuria është një përkushtim ndaj së vërtetës dhe për të mirën më të madhe të të tjerëve. Dashuria, siç deklaron Shkrimi, “mbulon një shumicë mëkatesh”{{2}}. Nganjëherë, kjo dashuri do të thotë të kthejë një mëkatar nga gabimi i rrugëve të tij.{{3}}. Dashuria nuk i toleron mësimet e gabuara ose gënjeshtrat që në fund i lëndojnë dhe shkatërrojnë të tjerët. Dashuria biblike këmbëngul në të vërtetën dhe doktrinën e drejtë.

Së treti, ne kemi një prirje në dëshirën tonë për t’u besuar drejtuesve të krishterë dhe Hebrenjve 13:7 tregon që kështu duhet të veprojmë në përgjithësi. Megjithëkëtë, ky varg na kujton të jemi të vetëdijshëm edhe për sjelljen e tyre. Kështu që nuk kemi të bëjmë me një ndjekje të verbër. A është udhëheqja që po ndjekim duke modeluar Krishtin dhe Biblën? Pali tha që ne duhet të ndjekim atë, “siç ai ndiqte Krishtin”. Sa e lavdërueshme është që t’i duam dhe t’u besojmë drejtuesve tanë, përsëri ne duhet të jemi bereas (Veprat e Apostujve 17:11) dhe t’i vëmë në provë të gjitha mesazhet përballë Shkrimit. Ne u bëjmë një shërbim të madh drejtuesve tanë duke qenë reciprokisht përgjegjës. Udhëheqësit tanë janë të cenueshëm ndaj gabimit pa ndihmën dhe balancën e të tjerëve.

Së katërti, ne mund të indoktrinohemi me forcë nga televizionet fetare dhe na thuhet se vënia në dyshim e tyre është “gjueti herezish” ose që është një “frymë fetare” ose “fe e kanellës së bardhë” ose një “frymë e Jezebelit” ose më keq. Ne jemi frikësuar duke u kërcënuar me mundësinë e kryerjes së blasfemisë kundër Frymës së Shenjtë, edhe pse thjesht jemi duke kërkuar të jemi mendjemprehtë ose dallues. Ne nuk duhet të manipulohemi me ndërrimin e një situate dhe me hedhjen e fajit ndaj nesh që e vëmë në dyshim herezinë. Ne nuk duhet të jemi në një kishë ku nuk ka aspak përgjegjësi apo disiplinë nga kisha. Në këtë kontekst, mëkatarët e papenduar dhe autokratët janë “mbi ligjin”.

Fatkeqësisht, shumë pak theks është duke iu dhënë dhuntisë së dallimit. Të gjithë të krishterët janë thirrur të jenë dallues. Ne duhet t’i vëmë në provë gjërat (1 Gjonit 4:1-6).

Së pesti, është e vështirë për ne të besojmë a të përfytyrojmë që revista cilësore si “Charisma” mund të jenë duke ofruar mashtrime dhe që shërbesa të tilla të mrekullueshme (siç reklamohen të tilla) nuk mund të jenë në rrugën e duhur. Është e vështirë për ne të besojmë që librari “të krishtera” mund të jenë pjesë e problemit. Është e vështirë për ne të besojmë që tërë paratë që po nxirren janë arsyeja për marrëveshjen e fshehtë (dhe për përparimin e asaj që është e çmendur dhe e çuditshme). Është e habitshme që libra të cilët mësojnë doktrina të okultit janë tani duke u tregtuar si libra “klasikë të krishterë”.

[[1]]Bruce Bickel në hyrjen e Don Kistler, General Editor, Sola Scriptura . Morgan, Pa.: Soli Deo Gloria Publications, 1998, pp. xi-xii.[[1]].

[[2]]Fjalet e Urta 10:12 dhe 1 Pjetrit 4:8[[2]] [[3]]Jakobit 5:20[[3]] [[4]]Sola Scriptura , op. cit., pg. xii.[[4]]

http://www.pfo.org/deceived.htm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *