Ne duhet të ndiejmë dhembshuri kur mendojmë për gjendjen e mjeruar të shpirtrave të pakthyer në besim si dhe për mjerimin e burrave dhe grave që jetojnë dhe vdesin pa Krishtin. Nuk ka varfëri më të madhe se kjo varfëri! Nuk ka sëmundje më të rëndë se kjo sëmundje! Nuk ka skllavëri më të egër se kjo skllavëri! Nuk ka vdekje më të keqe se kjo vdekje, vdekje në idhujtari, në fenë e rremë dhe në mëkat! Bëjmë mirë të pyesim veten: ku është mendja e Krishtit, nëse nuk kemi ndjenja për të humburit? Unë e deklaroj fuqishëm këtë, si një parim të madh, se krishterimi që nuk ka ndjenja personale për gjendjen e njerëzve të pakthyer në besim nuk është krishterimi që zbriti nga qielli 1800 [~2000] vjet më parë dhe që është balsamuar në Dhiatën e Re. Është thjesht një emër bosh. Nuk është krishterimi i Palit.