Mbi kalvinizmin
«Hapeni Biblën dhe lexoni vetë në dy kapituj ku përmendet kjo fjalë, paracaktim ose të paracaktuar. Rasti i parë është Romakëve 8:29-30, kapitulli tjetër është Efesianëve 1:5 dhe 11. Do të vini re atje se nuk kemi asnjë referim në këto katër vargje për qiellin ose për ferrin, por përfundimisht për ngjashmërinë me Krishtin. Në asnjë vend nuk na thuhet në shkrim që Perëndia e paracaktoi një njeri që të shpëtohet dhe një tjetër që të humbasë. Njerëzit duhet të shpëtohen ose do të humbasin përjetësisht për shkak të qëndrimit të tyre ndaj Zotit Jezus Krisht. Paracaktim do të thotë që një ditë të gjithë të shpenguarit do të bëhen tamam si Zoti Jezus».
«D.L. Mudi e thoshte shumë thjesht që të zgjedhurit janë “kushdo që do”, jo të zgjedhurit “kushdo që s’do”. Kjo është saktësisht ajo që mëson shkrimi, ftesa është për të gjithë, ata që e pranojnë atë janë të zgjedhurit. Mbani mend, nuk na është thënë kurrë që Krishti vdiq për të zgjedhurit».
«Kushdo do të thotë, kushdo». Vetëm një teolog i anshëm, me një sëpatë për të grirë, mund të mendojë që kjo do të thotë vetëm të zgjedhurit.
–H.A. Ajrënsajdi