Apologji problematike

Një trajtim i kujdesshëm i evidencës […] dhe tekstit [Fragment]

«Apologji problematike?» Çfarë do të thotë ky term? Fjala apologji vjen nga fjala greke apologia. Ajo është përkthyer zakonisht «përgjigje» ose «mbrojtje» në 1 Pjetrit 3:15 – «Madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’i dhënë një mbrojtje [përgjigje] kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje».

Nëse krishterimi është i vërtetë dhe Bibla është Fjala e pagabueshme dhe e frymëzuar e Perëndisë, të krishterët duhet të jenë në gjendje që të mbrojnë besimin e tyre kur u bëhen pyetje skeptike. Kjo nuk do të thotë që të krishterët duhet t’i kenë të gjitha përgjigjet – por nga perspektiva e imazhit të madh, ata duhet të jenë në gjendje që të japin një argument të arsyeshëm për të kundërshtuar sulmet mbi besimin e krishterë.

Apologjia problematike vjen në forma të ndryshme, si promovimi i legjendave urbane ose marrja e citateve jashtë kontekstit. Ne shpresojmë që t’i trajtojmë disa nga këto në numrat e ardhshëm. Ky artikull trajton njërin nga problemet, që ne e quajmë «apologjia problematike e “eizegjezës”».

Ja një ilustrim. Kohët e fundit një person pohoi se si të interpretoheshin disa prova shkencore dhe më pas citoi një varg nga Bibla për të justifikuar argumentin e tij. Por kur vargu u pa në kontekst, ai nuk e mbështeste atë pohim. Kjo quhet «eizegjezë» (një fjalë e madhe për «të lexosh në tekst»).

Në vend që ta lëmë Fjalën e Perëndisë të na flasë përmes stilit dhe kontekstit të pasazhit, njerëzit përpiqen që të detyrojnë idetë e tyre personale në Bibël për të justifikuar besimet e tyre.

Kultet janë mjeshtër të «eizegjezës», por ky është një rrezik edhe për të krishterët. Në fakt, sa herë që një i krishterë mbron ide kompromis për historinë e tokës dhe evolucionit, siç është teoria e boshllëkut, evolucioni teist dhe krijimi progresiv, ata janë duke diktuar mbi Shkrimin idetë e tyre personale. Më pas ata pohojnë se Shkrimi mëson pozicionin e tyre. «Apologji problematike e “eizegjezës”» të kësaj natyre e minojnë përfundimisht autoritetin e Shkrimin dhe i bëjnë jobesimtarët që të pengohen.

http://www.answersingenesis.org/articles/am/v4/n2/problematic-apologetics

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *