Benny Hin kthehet në Trinidad

Benny Hinn kthehet në Trinidad [Fragment]

Teleungjilltari amerikan pastori Benny Hin, një nga njerëzit e pakët që ka takuar ndonjëherë Juliana Pena, këshilltaren shpirtërore të ish-kryeministrit Patrick Manning, po kthehet në Trinidad për një “Konferencë Zjarri” tri-ditore.

Dhe këtë radhë, do t’u kushtojë besimtarë 600 dollarë për konferencën tri-ditore në “Shërbesat e Mrekullive” në Chaguanas. Nuk ka pagesa për grupe të veçantë dhe tarifa nuk është gjithëpërfshirëse.

Konferenca është planifikuar të fillojë më 17 shkurt. Hinn, në vizitën e tij të parë, parashikoi që Manning, në atë kohë lider i opozitës, do të bëhej kryeministri i radhës i vendit.

Gjithashtu ai ka thënë se ka dëbuar më shumë djaj [demonë] në Trinidad se sa kishte bërë për një kohë të gjatë, duke tërhequr kritika nga disa grupe fetare.

Më 2006, gjatë vizitës së tij të dytë në maj, Hin takoi Penën (Pena).

Në një version televiziv të një prej programeve të tij “Kjo është dita tuaj” vitin që pasoi, Hinn tha që Manning ishte i pamend.

Vite më parë, unë isha në Trinidad… Ky burrë ishte ulur në platformë dhe unë i thashë […] ti do të jesh kryeministri i radhës dhe ai është edhe sot. Unë isha në zyrën e tij (të Manning) disa muaj më parë […] ai solli me vete një grua shumë të pamend që e quajti veten një “profeteshë”, tha Hinn.

Ai hyri në dhomë bashkë me këtë grua dhe tha: ‘Kam një dhuratë për ty’.

‘Perëndia më flet mua përmes saj. Ajo ka qenë një bekim i madh për Qeverinë. Unë po mendoja: ‘O njeri i pamend’. Kjo grua zgjat dorën për të më prekur dhe unë ia kap dorën në ajër. ‘Mos më prek’, i thashë”.

I tronditur, unë thashë: ‘Z. Kryeministër, unë kam respekt për ty, por nuk e di se kush është kjo grua […] askush nuk mund të vërë dorë mbi mua’, dhe dola nga ajo dhomë. Qoftë në është kryeministri ose presidenti, askush nuk vë dorë mbi mua. Unë nuk e di se çfarë fryme është në atë [grua]. Mos i lejoni njerëzit që t’ju prekin”.

http://www.trinidadexpress.com/news/Benny_Hinn_returning_to_T_T-114695539.html

[THEB: Në numrin e shtatorit 1995 të buletinit [Thirrja e Bereasve], Dave Hunt shkroi: “Konsideroni Benny Hinn në [kanalin televiziv] TBN (me Paul dhe Jan Crouch duke qeshur zhurmshëm], duke treguar me gaz të madh për rënien e befasishme nga koka të parukës së një burri që ra “nën fuqinë” pasi Hinn i preku ballin. Burri e vuri përsëri parukën, paksa shtrembër, u ngrit dhe Hinn e preku përsëri veçse për të parë atë të rrëzuar përsëri dhe parukën mënjanë. Këtë ai e bëri pesë herë, pranoi Hinn, duke qeshur çapkënçe. A ishte kjo fuqia e Perëndisë në demonstrim? Sigurisht që jo!

Atëherë çfarë fuqie ishte ajo që e bëri burrin të rrëzohet disa herë, kjo fuqi që Hinn pohon se e ka marrë në varrin e Kathryn Kuhlman dhe Aimee Semple McPherson? Pyetje të tilla që përfshijnë jo vetëm Hinn, por shumë të tjerë, duhet të përballen seriozisht!” Nëse Hinn është kaq shumë i shqetësuar për “fuqinë” në Juliana Pena, atëherë çfarë është “fuqia” në atë që përdoret në mënyrë kaq tekanjoze?]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *